Presidenti iranian shkon në Azerbajxhan
Hasan Ruhani presidenti i RII më 7 gusht do të shkojë në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në takimin trepalësh mes Iranit.
Gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan, presidenti i RII do të takohet me homologët e tij rus dhe azer, përkatësisht Vladimir Putin dhe Elham Aliev. Në këtë takim trepalësh, presidentët e tre vendeve do të diskutojnë për çështje të bashkëpunimit bilateral dhe trepalësh si dhe për çështje të rajonit. Vlen të theksohet se gjatë muajit Mars në Baku u organizua takimi i ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhanit, të cilët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e sigurisë, politikës dhe atë ekonomike. Muhamed Xhavad Zarif theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimeve trepalëshe në sektorin e hekurudhës. Transportit, komunikacionit, bashkëpunimeve kufitare dhe luftës kundër terrorizmit, atë kulturor, fetar dhe bankar.