Rahmani Fazli: Ndërhyrja e huaj, burimi kryesor i pasigurisë rajonale
Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se pasiguria dhe paqëndrueshmëria në rajon, veçanërisht në Afganistan, është si rezultat i ndërhyrjes së forcave të huaja.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Abdulreza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit të martën në ceremoninë përfundimtare të takimit të guvernatorëve të provincave kufitare Iran-Afganistan në Mashhad, ka thënë: Debati i sigurisë është një sfidë që duhet zgjidhet midis dy vendeve mike dhe fqinje. Rahmani Fazli ka shtuar: Kushtet me të cilat sot bota islame posaçërisht Lindja e Mesme po përballet, janë si rezultat i ndërhyrjeve të forcave të huaja dashakeqëse, të cilat po dëmtojnë popujt myslimanë të rajonit. Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit ka shtuat se disa vende perëndimore po harxhojnë kosto të larta për përhapjen e islamofobisë në botë dhe ka shtuar: Irani dhe Afganistani për shkak të të përbashkëtave të tyre fetare dhe kulturore, janë popujt më të afërt mes veti dhe duhet të punojnë në drejtim të paqes, sigurisë dhe progresit të popujve të rajonit.