Theksohet mbi zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Indonezisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i23263-theksohet_mbi_zhvillimin_e_marrëdhënieve_ekonomike_mes_iranit_dhe_indonezisë
Zv/ministri i jashtëm i RII për çështje aziatike dhe oqeanike, ka theksuar mbi zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Republikës Islamike të Iranit dhe Indonezisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2016 03:58 Europe/Tirane
  • Theksohet mbi zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Indonezisë

Zv/ministri i jashtëm i RII për çështje aziatike dhe oqeanike, ka theksuar mbi zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Republikës Islamike të Iranit dhe Indonezisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ibrahim Rahimpur, zv/ministri i jashtëm i RII për çështje aziatike dhe oqeanike, të premten në takimin që u zhvillua në Xhakarta me Baba Hemzari Rafinus, zv/ministër i ekonomisë i Indonezisë, ka theksuar mbi eliminimin e pengesave në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dyja vendeve, veçanërisht në sektorin e naftës dhe të gazit. Z. Rahimpur ka deklaruar se së shpejti do të vendosen marrëdhënie direkte bankare midis Iranit dhe Indonezisë dhe ka shprehur besimin se me shkëmbimin e vizitave të aktivistëve bankarë të Indonezisë dhe Iranit, dyja palët do të përfitojnë nga fusha e komunikimit monetar dhe bankar. Baba Hemzari Rafinus, zv/ministër i ekonomisë i Indonezisë, nga ana e tij ka thënë se pala indoneziane është duke i përgatitur punët për organizimin e një takimi të komisionit të përbashkët dhe pritet që shumë shpejtë të ndodh një gjë e tillë. Ai shtoi se vitin e kaluar është mbajtur një takim i këtij komisioni pas një pauze 7 vjeçare dhe në këtë takim u theksua për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Indonezisë dhe u dakordua për eliminimin e pengesave për shtimin e vëllimit të shkëmbimeve tregtare mes dyja vendeve.