Ekipi iranian i basketbollit i të rinjve kualifikohet në kampionatin botëror
(last modified Sun, 31 Jul 2016 07:20:07 GMT )
Korrik 31, 2016 09:20 Europe/Tirane
  • Ekipi iranian i basketbollit i të rinjve kualifikohet në kampionatin botëror

Ekipi kombëtar i Iranit në basketboll i të rinjve me fitoren në ndeshjen përballë Koresë Jugore, kaloi në finalen e kampionatit aziatik të basketbollit duke u kualifikuar edhe në kampionatin botëror të basketbollit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se basketbollistët e rinj të Iranit në fazën e gjysmëfinales në kampionatin aziatik të basketbollit që u zhvillua të shtunën në Teheran, u ndeshën me ekipin e Koresë Jugore ku fituan ndeshjen me rezultatin 87-63 dhe kaluan në ndeshjen finale të këtij kampionati. Ekipi i të rinjve iranian në basketboll pas kësaj fitore, u kualifikua për të marrë pjesë në kampionatin botëror të basketbollit për të rinjtë, ndërsa të kampionatit aziatik do të ndeshet me ekipin japonez. Ekipi iranian në fazën kualifikuese të kampionatit aziatik të basketbollit kishte pësuar humbje përballë ekipeve të Koresë Jugore dhe Japonisë, mirëpo në fazën e gjysmëfinales arriti t'i hakmerret jugkoreanëve. Ndeshja finale e këtij kampionati zhvillohet sot (të dielën) pasdite.

Tags