Kritikohet sjellja dyfytyrëshe e perëndimit ndaj çështjes së të drejtave të njeriut
Sekretari i shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit deklaroi se perëndimi në 70 vitet e kaluara në fushën e të drejtave të njeriut ka ndjekur sjellje imponuese dhe hipokrite.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Muhamed Xhavad Larixhani të dielën në një konferencë shtypi me rastin e ditës botërore të të drejtave islame të njeriut që u zhvillua në Teheran, tha se feja është një fe e bazuar në racionalizëm dhe i përputhet të gjitha kohëve dhe përfshinë të gjithë njerëzit pavarësisht ngjyrës, racës dhe kombësisë. Z. Larixhani tha se caktimi i ditës për manifestimin e të drejtave islame të njeriut tregon pozitën e lartë që kanë të drejtat e njeriut në Islam dhe në sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Irani përkrah çdo lloj iniciative që bëhet për forcimin e sjelljeve të bazuara në të menduarin islam në kuadër të realizimit të të drejtave qytetare. Sekretari i shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit saktësoi se themelimi i shtabit për të drejtat e njeriut në Iran është bërë me qëllim të vëzhgimit të të drejtave qytetare, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare në nivel global dhe për thellimin e të menduarit islam si bazë e të drejtave të njeriut në botë. Disa vende në shkeljen e të drejtave të njeriut janë duke realizuar qëllimet e perëndimit, prandaj duhet prezantuar imazhi i vërtetë i të drejtave islame të njeriut për të gjithë botën sepse qëndrimi i perëndimit ndaj çështjes së të drejtave të njeriut është hipokrit dhe perëndimi në trajtimin e kësaj çështje në vendet e tjera, ndjek standarde të dyfishta. Në realitet tani është skandalizuar demokracia liberale perëndimor dhe bota po përballet me islamofobi dhe urrejtje të gjerë. Z. Larixhani gjithashtu kritikoi edhe qëndrimin e perëndimit në lidhje me ndëshkimin e krimeve përkatëse me lëndët narkotike në Iran dhe deklaroi se vështrimi i perëndimit ndaj kësaj çështje është i pavërtetë, për arsye se duke marrë parasysh faktin se Irani është në kufi me Afganistanin dhe në këtë vend është shtuar 40 fish mbjellja e lëndëve narkotike, ka dhënë shumë sakrifica në luftën kundër kontrabandës së lëndëve narkotike.