Irani merr pjesë në manovrat ushtarake të Rusisë
Manovrat ushtarake me tanke të forcave iraniane në garat ndërkombëtare të Moskës, janë organizuar me sukses.
Forcat iraniane ditën e hënë në kuadër të garave trajnuese Moskë-2016, kanë kryer manovra me 4 tanke të cilat Rusia i vuri në dispozicion të forcave iraniane dhe grupeve të tjera pjesëmarrëse. Gjeneral Khosro Kuh Mari, komandant i forcave iraniane në këto manovra ka thënë: Ekipi iranian edhe pse merr pjesë për herë të parë në garat trajnuese Moskë-2016, ka treguar profesionalizëm të lartë. Sipas shumë ekspertëve, ekipet pjesëmarrëse në këto gara janë shumë profesionale dhe për këtë garat do të vazhdojnë me intensitet të lart deri në përfundimin e tyre. Garat trajnuese Moskë-2016 kanë nisur dy ditë më parë dhe në to marrin pjesë ekipe nga 17 vende. Ekipi iranian përfaqësohet në disiplinat e manovrave me tanke, detare, ajrore, zhytje në ujë dhe manovra në male. Manovrat organizohen në Rusi dhe në Kazakistan dhe në to marrin pjesë vende si Kina, Venezuela, Armenia, Mongolia, Serbia, Kuvajti, Kazakistani, Taxhikistani, Irani, India, Pakistani, Bjellorusia, Greqia, Azerbajxhani, Egjipti, Nikaragua, Angola dhe Zimbabve.