Boruxherdi: Amerika të japë përgjigje për shkeljen e zotimeve të saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i23575-boruxherdi_amerika_të_japë_përgjigje_për_shkeljen_e_zotimeve_të_saj
Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se Amerika duhet të përgjigjet për shkeljet e zotimeve të saj të dhëna në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2016 15:21 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Amerika të japë përgjigje për shkeljen e zotimeve të saj

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se Amerika duhet të përgjigjet për shkeljet e zotimeve të saj të dhëna në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore.

Alaudin Boruxherdi kryetar i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit në një konferencë për gazetarët në Bejrut ka thënë: Populli iranian ka vite që ka kuptuar shkeljen e zotimeve nga ana e Amerikës dhe kësaj here është bota ajo që e ka kuptuar këtë fakt. Sa i përket takimi që pati me Xhebran Basil ministrin e jashtëm të Libanit, z. Boruxherdi deklaroi: Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, krizat e ndryshme rajonale si ajo në Siri dhe në Irak, për pasojat apo problemet e lindura nga këto kriza dhe për ndikimin e tyre në Liban. Republika Islamike e Iranit është e angazhuar seriozisht në luftën kundër terrorizmit dhe një prej pikave të bashkëpunimit të Iranit me Irakun dhe Sirinë është lufta kundër terrorizmit. Sa i përket marrëdhënieve mes Iranit dhe Arabisë Saudite, kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit tha se përpjekjet e Iranit për përmirësimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite nuk kanë dhënë rezultat pasi Riadi nuk kërkon të tilla marrëdhënie. Kryetari Boruxherdi lidhur me boshllëkun e krijuar nga mungesa dy vjeçare e presidentit në Liban tha: Teherani nuk ndërhyn në punët e brendshme të Libanit mirëpo shpreson që ky problem të zgjidhet me mirëkuptimin e të gjitha subjekteve dhe grupeve politike të Libanit. Vlen të theksohet se të hënën kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, në krye të një delegacioni të lartë politik ka shkuar për një vizitë në Liban.