Marrëveshja me Korenë e Jugut për ndërtimin e një petro-rafinerie
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i23659-marrëveshja_me_korenë_e_jugut_për_ndërtimin_e_një_petro_rafinerie
Një prej funksionarëve të industrisë së petrokimisë në Iran, njoftoi akordin me Korenë e Jugut për ndërtimin e një petro-rafinerie në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2016 16:42 Europe/Tirane
  • Marrëveshja me Korenë e Jugut për ndërtimin e një petro-rafinerie

Një prej funksionarëve të industrisë së petrokimisë në Iran, njoftoi akordin me Korenë e Jugut për ndërtimin e një petro-rafinerie në Iran.

Ali Sejfian, anëtar i bordit drejtues të kompanisë petrokimike Xhamia Sulejman në procincën Khozestan në jugperëndim të Iranit tha se kompanitë jug koreane kanë rënë dakord për ndërtimin e një petro-rafinerie në Iran me vlerë 1.5 miliard dollarë. Sipas z. Sejfian kontrata për ndërtimin e këtij kompleksi industrial do të nënshkruhet së shpejti. Vlen të theksohet se kapaciteti prodhues i industrisë petrokimie në Iran arrin në 61 milion ton produkte në vit dhe duke zbatuar projekte të reja deri në vitin 2025 pritet të prodhohen mbi 160 milion ton produkte petrokimie.