Eksportohet më shumë se 1 milion ton çelik në Iran
Republika Islamike e Iranit gjatë muajit prill ka eksportuar më shumë se 1 milion ton çelik.
Sipas një njoftimi të radiotelevizionit shtetëror të Iranit, Mehdi Karbasian zv/ministër i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit njoftoi eksportimin e mbi 1 milion ton çelik në muajin prill, maj dhe qershor. Irani në vitin 2015 duke eksportuar 4 milion ton çelik në vende të ndryshme të botës ka thyer rekord në tregtinë e këtij produkti. Z. Karbasian vuri në dukje se me programet ekzistuese, Irani ka në plan që deri në vitin 2025 të eksportojë mbi 55 milion ton çelik. Irani duke qenë se ka mjaft miniera të hekurit dhe duke pasur parasysh forcën punëtore, mund të prodhojë çelik duke zgjeruar shumë industrinë në këtë fushë, tha në fjalën e tij z. Karbasian.