Larixhani: Sjelljet e Iranit në rajon janë të matura
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani, ka thënë se sjelljet e RII në çështjet rajonale janë shumë të matura.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani, të enjten në kuadër të ditës së gazetarit në tubimin e drejtorëve të mediave në provincën Kom, në jug të Teheranit, duke folur në lidhje me kushtet e rënda që po përjeton rajoni për shkak të politikës dhe sigurisë, ka thënë se veprimet e RII përballë çështjeve rajonale janë të logjikshme dhe në interes të vendeve të rajonit, Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani, duke folur mbi çështje të ndryshme të Iranit në arenën ndërkombëtare dhe atë të brendshme, ka thënë se zgjidhja e çështjes bërthamore mundëson forcimin e qetësisë në Iran si dhe në rritjen e nivelit ekonomik. Në 4 gusht 1998, tetë pjesëtarë të konsullatës iraniane të shoqëruar edhe nga Mohamed Saremi, gazetar i agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, u martirizuar në Mazare Sharif të Afganistanit nga grupi terrorist taleban dhe me këtë rast 4 gushti, sipas kalendarit të RII është dita e gazetarit.