Së shpejti nënshkruhet marrëveshja e përgjithshme e Iranit me Afganistanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i24469-së_shpejti_nënshkruhet_marrëveshja_e_përgjithshme_e_iranit_me_afganistanin
Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit njoftoi se shumë shpejt mes Republikës Islamike të Iranit dhe Afganistanit do të nënshkruhet një marrëveshje e përgjithshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2016 05:12 Europe/Tirane
  • Së shpejti nënshkruhet marrëveshja e përgjithshme e Iranit me Afganistanin

Ministri i brendshëm i Republikës Islamike të Iranit njoftoi se shumë shpejt mes Republikës Islamike të Iranit dhe Afganistanit do të nënshkruhet një marrëveshje e përgjithshme.

Abdul’reza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm i Iranit, në ceremoninë përfundimtare të takimit të pestë të komisionit të përbashkët të bashkëpunimeve Iran-Afganistan, ku i pranishëm ishte edhe ministri i çështjeve financiare të Afganistanit, deklaroi: Me nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme mes Iranit dhe Afganistanit, bashkëpunimet mes dy vendeve në fusha të ndryshme do të shtohen dhe zgjerohen. Rahmani Fazli tha se për nënshkrimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Afganistanin, nuk ka asnjë pengesë dhe shtoi; Me padyshim nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes Iranit dhe Afganistanit sidomos në bashkëpunimet e tyre në fushën e sigurisë, ekonomisë, tregtisë dhe transitit. Marrëdhëniet e Afganistani me Iranin duhet të jenë strategjike dhe të dy vendeve fqinje, mike dhe vëlla dhe me të përbashkëta historike dhe kulturore, janë të interesuar për të zgjeruar bashkëpunimet dypalëshe. Takimi i pestë i komisionit të përbashkët ekonomik mes Iranit dhe Afganistanit u mbajt në prani të një delegacioni 17 personash nga Afganistani dhe zgjati për dy ditë në Teheran.