Reagimi i Iranit ndaj deklaratave të zyrtarëve britanikë
Gusht 11, 2016 12:56 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mohuar akuzat e zv/sekretarit të jashtëm të Britanisë së madhe në lidhje me përfshirjen e Iranit në krizën në Jemen.
Z. Behram Kasemi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka thënë se Britania e Madhe në vend të akuzave të pabaza ndaj RII, duhet të përgjigjet për dërgimin e armëve për Arabinë Saudite, e cila i përdor këto armë për të vrarë fëmijë dhe gra të pafajshme në Jemen. Ai shtoi se Britania e Madhe duhet të japë llogari para BN për shitjen e paligjshme të armëve Arabisë Saudite.
Tags