SHBA e vetëdijshme për fuqinë mbrojtëse të Iranit
Komandanti i Forcave Detare të Gardës Revolucionare të Iranit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetëdijshme për fuqinë mbrojtëse të Iranit.
Gjeneral Ali Fadavi, komandanti i Forcave Detare të Gardës Revolucionare të Iranit, ka thënë se zyrtarët e SHBA në vitet e fundit e kanë kuptuar se nuk mund t’i rezistojnë revolucionit islamik, për shkak se Irani ka provuar fuqinë e tij mbrojtëse kundër armikut. Gjeneral Fadavi duke iu referuar incidentit që ndodhi në janar gjatë arrestimit të trupave amerikane në Gjirin Persik, tha se Irani në momentet më të ndjeshme ka arritur të kryejë operacione të tilla të ndërlikuar. Ai theksoi se problemet nuk mund të zgjidhen duke u mbështetur të Perëndim, por vetëm brenda kuadrit të idealeve të Revolucionit Islamik.