Irani pesimist sa i përket zbatimit të marrëveshjes nga ana e SHBA
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se është optimist se populli iranian do të përparojë me zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
Hasan Ruhani, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të vizitave të tij të cilat kohëve të fundit është duke i zhvilluar në provincat e RII, ka vizituar banorët e provincës Kohkiluje dhe Boujer Ahmed dhe ka deklaruar se është optimist sa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga Irani dhe ka shtuar se Republika Islamike e Iranit tërësisht është pesimiste në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshje nga SHBA. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se uniteti i popullit iranian dhe udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik dëshmuan se vendet perëndimore nuk mund të arrijnë qëllimet e tyre përmes sanksioneve kundër Iranit. Ai shtoi se populli iranian gjatë gjithë kohës ishte me qeverinë. Presidenti iranian tha se Irani po i afrohet qëllimit të tij kryesor për sa i përket shitjes së naftës në tregun botëror. Duke komentuar marrëveshjet e nënshkruara me shtete të ndryshme në shumë fusha, ai theksoi se provinca Kohkiluje dhe Boujeri Ahmed mund të jetë qendra e kultivimit të bimëve mjekësore.