Shtohet eksporti i naftës dhe gazit të Iranit
Gusht 17, 2016 15:53 Europe/Tirane
Drejtori i kompanisë kombëtare të naftës së Iranit bëri të ditur sot se në muajin qershor Irani ka eksportuar 2.1 milionë fuçi naftë bruto, si dhe 2.74 milionë fuçi gaz.
Mohsen Kamasei shtoi se gjatë muajit qershor, Irani e rriti me 600 mijë fuçi sasinë e gazit të lëngshëm për eksport. Ai shtoi se aktualisht niveli i eksportit të naftës dhe gazit të Iranit ka arritur në nivelin e periudhës së para sanksioneve.
Tags