Irani dënon sulmet terroriste me bomba në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i25219-irani_dënon_sulmet_terroriste_me_bomba_në_turqi
Irani ka dënuar sulmet e fundit vdekjeprurëse në Turqi, duke shprehur solidarizim me qeverinë dhe popullin turk.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2016 02:34 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmet terroriste me bomba në Turqi

Irani ka dënuar sulmet e fundit vdekjeprurëse në Turqi, duke shprehur solidarizim me qeverinë dhe popullin turk.

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane z. Bahram Kasemi, duke dënuar sulmet me bomba në qytetet Van dhe Bitlis në Turqi, ka thënë se populli iranian i shpreh ngushëllime qeverisë dhe popullit mik turk.  "Siç e kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur, Republika Islamike e Iranit dënon ashpër përdorimin e forcës dhe çdo akt të dhunës ose të terrorit kudo dhe e kundërshton vrasjen e njerëzve të pafajshëm si dhe e konsideron atë si një krim kundër njerëzimit", deklaroi z. Kasemi. Ai shtoi se për fat të keq duart e liga kanë intensifikuar sulmet e tilla për të krijuar pasiguri në rajon, veçanërisht në vendet myslimane dhe i ka bërë thirrje qeverive dhe popujve të rajonit që të jenë vigjilent ndaj këtyre akteve destruktive dhe johumane.