Irani dënon sulmin terrorist në Turqi
Zëdhënësi i MPJI z. Behram Kasemi, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në qytetin Gaziantep të Turqisë.
"Kryerja e akteve të tilla terroriste në një ceremonie martese dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm dëshmon për qëllimet ogurzi dhe anti-humane të terroristëve takfiristë", tha z. Behram Kasemi. Ai shtoi se akte të tilla terroriste tregojnë se si fenomeni i rrezikshëm i terrorizmit kërcënon bashkësinë ndërkombëtare për të arritur qëllimet e veta çnjerëzore. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me anë të një mesazhi ka bërë përgjegjës grupin terrorist ISIS për sulmin e përgjakshëm në provincën Gaziantep të Turqisë. Në këtë mesazh presidenti turk edhe një herë shprehu vullnetin serioz të qeverisë turke për të luftuar kundër grupit PKK, lëvizjes Hizmet të kryesuar nga Fataullah Gulen dhe kundër ISIS.