"Irani do të prodhojë çdo raketë me çdo rreze veprimi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i25477-irani_do_të_prodhojë_çdo_raketë_me_çdo_rreze_veprimi
Irani është i aftë të projektojë dhe prodhojë çdo raketë me çdo rreze veprimi dhe me çdo fuqi shkatërruese"-deklaroi sot ministri i Mbrojtjes i RII.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2016 15:45 Europe/Tirane

Irani është i aftë të projektojë dhe prodhojë çdo raketë me çdo rreze veprimi dhe me çdo fuqi shkatërruese"-deklaroi sot ministri i Mbrojtjes i RII.

Gjeneral kolonel Husein Dehkan, duke folur në ceremoninë e prezantimit të motorit të parë kombëtar Turbojet për avionët, theksoi:" Në industrinë raketore, Irani ka arritur çdo objektiv që ka dëshiruar dhe sistemet drejtuese të projektuara nga specialistët iranianë kanë potenciale të larta interceptuese dhe goditëse." "Edhe përsa i përket raketave cruise, Irani ka bërë hapa të rëndësishëm dhe e ka trefishuar rrezen e veprimit të këtyre raketave"-tha gjeneral Dehkan duke shtuar:" Më në fund, me prodhimin e motorëve Turbojet, ka marrë fund varësia e Iranit për këta motorë ajrorë dhe RII tashmë renditet ndër 8 vendet që posedojnë teknologjinë e prodhimit të këtyre motorëve."