Irani dënon shpërthimet terroriste në Qerbela të Irakut
(last modified Mon, 29 Aug 2016 20:41:27 GMT )
Gusht 29, 2016 22:41 Europe/Tirane
  • Irani dënon shpërthimet terroriste në Qerbela të Irakut

Zëdhënësi i MPJI dënoi shpërthimet terroriste në Qerbela.

Agjencia e lajmeve IRNA njofton se Behram Kasemi, zëdhënës i MPJ të Iranit sot (e hënë), duke dënuar shpërthimet terroriste në Qerbela, përgjegjësinë e të cilave e morri grupi terrorist ISIS, tha: "Terroristët janë duke përjetuar ditët e tyre të fundit në Irak ''. Ai duke shprehur solidaritetin me qeverinë dhe popullin e Irakut si dhe me familjet e viktimave të këtij gjesti çnjerëzor, shtoi: ''Terroristët e ISIS po kryejnë krime kundër njerëzimit, në një kohë kur kalon ditët e tyre të fundit në Irak". Z. Behram Kasemi ka thënë se terroristët takfiristë janë duke kryer krime të tilla për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar nga forcat popullore dhe ushtarake në Irak.  Ai ka thënë se Republika Islamike e Iranit shpreson se me përpjekjet e qeverisë, ushtrisë dhe forcave popullore irakiane, do të çrrënjoset terrorizmi sa më shpejtë që është e mundur.

 

Tags