Kërkohet ndjekja juridike e tragjedisë së Minasë
(last modified Tue, 30 Aug 2016 19:21:25 GMT )
Gusht 30, 2016 21:21 Europe/Tirane
  • Kërkohet ndjekja juridike e tragjedisë së Minasë

Shefi i departametnti për çështjet konsullore dhe  iranianët jashtë shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit tha se vazhdon procesi i ndjekjes penale dhe juridike të çështjes mbi tragjedinë e Minasë.

Hasan Kashkavi, ditën e martë në një takim me disa nga familjarët e viktimave në tragjedinë e Minasë tha se të gjithë funksionarët e shtetit në Republikën Islamike të Iranit janë të detyruar të diskutojnë me autoritetet politike dhe juridike të vendeve që kanë humbur një numër të madh pelegrinësh gjatë tragjedisë së Minasë. Deri tani aparati diplomatik i Iranit ka mbajtur 570 takime zyrtare dhe jo zyrtare me krerët e botës për të sqaruar çështjen e tragjedisë së Minasë dhe për momentin janë krijuar kushtet për nxjerrjen e rezultatit mbi këtë ngjarje. Irani përpara 28 avokatëve të Arabisë Saudite në takimin e Xhedas ka parashtruar çështjen e ndjekjes penale të Arabisë Sauditë për shkak të tragjedisë së Minasë. Me mijëra pelegrinë mes tyre 464 iranianë kanë humbur jetën më 24 shtator të 2015 në tragjedinë e Minasë gjatë organizimit të Haxhit në Arabinë Saudite.

 

 

Tags