Mahdavi Kermani: Irani nuk e harron tragjedinë katastrofike të Minasë
(last modified Fri, 02 Sep 2016 15:35:30 GMT )
Shtator 02, 2016 17:35 Europe/Tirane
  • Mahdavi Kermani: Irani nuk e harron tragjedinë katastrofike të Minasë

Populli iranian nuk e harron tragjedinë e turpshme dhe vdekjeprurëse në Mina gjatë ceremonisë së Haxhit në Arabinë Saudite.

Kështu deklaroi sot Ajetollah Muhamed Ali Mahdavi Kermani, drejtuesi i namazit të xhumasë. Ajetollah Kermani foli mbi muajin Dhihaxhe dhe mbi ceremoninë e haxhit dhe tha: sipas ekspertëve nëse autoritetet saudite gjatë organizimit të ceremonisë së haxhit do të mbanin përgjegjësitë e tyre dhe do të kishin marrë masat e sigurisë, me mijëra haxhinj nuk do të kishin humbur jetën. Kermani tha se haxhi ka rëndësi të madhe për islamin dhe shtoi: Ummeti islam në kryerjen e ceremonisë së haxhit duhet të njihet me komplotet dhe elementët përçarës të armikut. Drejtuesi i namazit të xhumasë tha se nëse haxhi organizohet si haxhi i Ibrahimit atëherë nuk do të ketë asnjë problem dhe shpresoi që Shtëpia e Zotit të shpëtojë nga dora e vahabistëve me qëllim që myslimanët në siguri të plotë të kenë mundësi të kryejnë ceremoninë e haxhit dhe të shprehin urrejtjen ndaj armiqve të islamit. Ajetollah Mahdavi Kermani regjimin Al Saud e cilësoi shërbëtor dhe mercenar të Amerikës e cila nuk lejon që myslimanët të kryejnë ceremoninë e tyre të haxhit. Ajetollah Kermani foli edhe mbi sukseset e industrisë së mbrojtjes së Iranit përgjatë viteve të fundit dhe me këtë rast vlerësoi forcat ajrore të cilat duke ndjekur udhëzimet e liderit suprem kanë krijuar një mbulesë mbrojtëse për vendin dhe kanë ngritur kapacitetin ushtarak të Iranit. Drejtuesi i namazit të xhumasë shtoi: Në një botë ku fuqitë ekspansioniste dhe hegjemoniste me anë të forcës ushtarake sulmojnë dhe vrasin kombet e tjera, shtimi i kapacitetit mbrojtës është e drejtë e pamohueshme e RII. Ajetollah Kermani tha se kapaciteti mbrojtës i Iranit ka krijuar tmerr dhe frikë tek armiqtë e Iranit dhe shtoi: Sot pasiguria ka arritur kulmin tek vendet përreth Iranit dhe vendet e rajonit ndërkohë që RII i detyrohet forcave të armatosura të cilat kanë vendosur siguri të plotë në vend.