Irani kërkon dënimin e personave përgjegjës për tragjedinë e Minasë
(last modified Sun, 04 Sep 2016 19:46:11 GMT )
Shtator 04, 2016 21:46 Europe/Tirane
  • Irani kërkon dënimin e personave përgjegjës për tragjedinë e Minasë

Këshilltari për çështjet ndërkombëtare në sekretariatin e Asamblesë së Përcaktimit të Interesave të Shtetit në Iran ka thënë se organet për të drejtat e njeriut duhet t’i kërkojnë Arabisë Saudite që të përgjigjet, të paguajë dëmshpërblimin dhe të dënojë autorët përgjegjës për tragjedinë e Minasë dhe në këtë mënyrë ky vend të vërtetojë se respekton të drejtat e njeriut.

Said Muhamed Ali Huseini, duke shtjelluar përmasat tronditëse të tragjedisë së Minasë dhe veprimet e ndërmarra nga Irani për të dhënë të drejtat që u takojnë familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie tha: Kur ka kaluar një vit nga tragjedia e dhimbshme në Mina, në të cilën humbën jetën me mijëra pelegrinë, qeveria Saudite jo vetëm që nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë ngjarje por me pengesat dhe sabotimet e saj mundohet të mbyllë rrugët për në Shtëpinë e Zotit duke bllokuar rrugën e mijëra pelegrinëve për të vizituar Shtëpinë e Zotit dhe për të kryer ceremoninë e Haxhit. Ai ndër të tjera tha: Edhe nëse pranojmë se Arabia Saudite nuk ka thurur asnjë plan për tragjedinë e dhimbshme në Mina, duhet theksuar se qeveria e këtij vendi është përgjegjës për keqadministrimin dhe për neglizhencën e treguar gjatë tragjedisë dhe për këtë personat përgjegjës duhen dënuar ndërkohë që autoritetet saudite duhet të paguajnë dëmshpërblimin.

Tags