Tragjedia e Minas, nevoja për të analizuar shkaqet e saj
(last modified Mon, 05 Sep 2016 14:34:44 GMT )
Shtator 05, 2016 16:34 Europe/Tirane
  • Tragjedia e Minas, nevoja për të analizuar shkaqet e saj

Në ditën e parë të organizimit të ceremonisë së hedhjes së gurëve gjatë Haxhit, në ditën e Kurban Bajramit ndodhi një katastrofë e tmerrshme e cila çoi në vdekjen e mijëra pelegrinëve.

Incidenti më vdekjeprurës në historinë e Haxhit ishte shënuar në vitin 1990 ku ishin shkaktuar 1426 viktima. Një tjetër fatkeqësi e cila kishte ndodhur gjatë haxhit të sivjetmë ka qenë rënia e vinçin në xhaminë Haram, ku mbetën të vdekur 120 pelegrinë. Në lidhje me fatkeqësinë e Minas ekzistojnë diskutime, pyetje dhe pasiguri të mëdha, duke përfshirë edhe atë se çfarë përgjegjësie mban qeveria saudite për viktimat e kësaj fatkeqësie dhe ndjekja e kësaj tragjedie nëpërmjet kanaleve juridike.

Tragjedia e hidhur e Minas mund të shikohet në dy anë. E para, kjo ngjarje duhet të trajtohet si një ngjarje që ka kaluar dhe siç thonë disa zyrtarë sauditë ishte pjesë e fatit apo dëshirë e Zotit, në aspektin logjik në të ardhmen të mos përsëritet kjo papërgjegjshmëri dhe paaftësi dhe të parandalohet shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje.

Në vazhdën e kësaj tragjedie të tmerrshme, Lideri suprem i Revolucionit islamik Ajetollah Khamenei ka lëshuar një mesazh ngushëllimi, në të cilin ka shprehur ngushëllime për viktimat e këtij aksidenti tragjik dhe të mbijetuarve u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë. Ne mesazhin e Liderit suprem të Revolucionit islamik thuhet: Menaxhimi i keq dhe veprimet e pahijshme ishin përgjegjëse për katastrofën e ndodhur në Mina. Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani, në reagimin e tij në lidhje me tragjedinë në Mina, duke theksuar mbi përpjekjet e Iranit për te ndjekur të drejtat e pelegrinëve, ka deklaruar: Lëndimi i ndjenjave te miliona myslimanëve gjatë haxhit të këtij viti, është më i madh se llogaritjet e pariparueshme materiale.

Në Haxhin e këtij viti ishim dëshmitarë i ndodhjes së tre aksidenteve fatale, të cilat ndodhen si pasojë e keqmenaxhimit të zyrtarëve sauditë, ku shumë zyrtarë të vendeve myslimane këtë ngjarje e konsideruan si të neglizhuar, por zyrtarët sauditë janë ende duke bërë përpjekje për të mbuluar faktet dhe shkaqet e kësaj ngjarje. Studimet fillestare në territorin ku ndodhi tragjedia në Mina ku si pasojë humbën jetën mijëra pelegrinë, njoftuan për bllokimin e rrugës së veçantë për gjuajtjen e gurëve dhe për shkak të presionit të turmës, ndodhi përplasja mes pelegrinëve.

Duke pasur parasysh se ceremonia e haxhit këtë vit është shoqëruar me ngjarje të këtilla, incidenti në Mina duhet të hetohet në mënyrë të saktë de të përcaktohen përgjegjësinë e zyrtarëve dhe qeverisë saudite në këtë tragjedi dhe kjo fatkeqësi a duhet të justifikohet vetëm duke iu dorëzuar fatit? Ajo cfarë është e sigurt, ngjarja tragjike e Minas nuk është një ngjarje e vogël dhe autoritetet iraniane këmbëngulin në nevojën për te ndjekur këtë çështje deri në fund.

RII e bën përgjegjëse qeverinë saudite për sigurinë dhe ruajtjen e jetës së pelegrinëve në xhaminë e shenjtë Haram dhe ka theksuar se qeveria e Arabisë saudite duhet të përgjigjet për pasojat e neglizhencës dhe pakujdesisë së kësaj ngjarje tragjike. Mustafa Pur Muhamedi, ministër i drejtësisë i Iranit, në lidhje me këtë ka deklaruar: "Ne kemi përgjegjësi në këtë drejtim dhe do t'i ndjekim seriozisht çështjet e të drejtave kolektive të umetit mysliman, të drejtat individuale të viktimave, si dhe çështjet politike përkatëse me këtë tragjedi". Ministria e jashtme e Iranit gjithashtu ka theksuar se RII është e vendosur që të mos qëndrojë indeferente ndaj kësaj tragjedie dhe do të ndjekë seriozisht këtë çështje në mënyrë diplomatike. Sipas statistikave të fundit, numri i pelegrinëve iranianë të vdekur në ngjarjen tragjike në Mina është 399 kurse 65 janë të zhdukur.

Mohsen Esmaili, anëtar i Këshillit të Gardianëve në lidhje me tragjedinë në Mina dhe veprimet e regjimit Al Saud në lidhje me këtë katastrofë ka thënë: Është duke u ndjekur fshehja e provave të tragjedisë së Minas. Esmaili më tej ka shtuar: Dhënia e vizave për Haxh ka qëllimin e mbrojtjes së barabartë të individëve dhe sipas sistemit juridik të Arabisë Saudite, qeveria e këtij vendi është përgjegjëse për respektimin e këtij parimi dhe padyshim se zyrtarët sauditë duhet të merren me këtë fatkeqësi. Neni 4 i Kartës së OKI në këtë drejtim përcakton masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së njerëzve gjatë ceremonisë në Haxhit në Mekë dhe Medinë dhe Arabia Saudite duhet seriozisht të ndjek të njëjtin paragraf i cili thekson mbi përgjegjshmërinë e saj.

Prandaj, përgjegjësia e Arabisë saudite me këtë rast është krejtësisht e qartë, sepse vendi duhet të jetë i gatshëm për mbarëvajtjen e ceremonive në Kongresin masiv gjatë Haxhit, në përputhje me kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe me këtë rast të ofrojë të gjitha shërbimet për pelegrinët dhe te merr të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e ritualit të Haxhit në vendet e shenjta. Neni 3 i Traktatit të nënshkruar nga Irani dhe Arabia Saudite në lidhje me këtë çështje thotë se, Arabia Saudite është e angazhuar që të ofrojë kushte të volitshme në mënyrë që pelegrinët iranianë të kryejnë haxhin dhe pa problem të kryejnë praktikat fetare, si dhe merr përsipër të ofrojë siguri për ta.

Përgjegjësia saudite në këtë drejtim, nga njëra anë është një funksion i detyrimeve sipas Konventës së Vjenës të vitit 1963. Konventa rregullon marrëdhëniet konsullore ndërmjet vendeve. Sipas nenit 36 të Konventës, zyrtarët konsullorë të shtetit dërgues dhe shtetasve të shtetit në territorin e shtetit pritës kanë të drejtë për të hyrë dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin. Neni 37 i Konventës parashikon gjithashtu se, në qoftë se shteti pritës posedon informacione në lidhje me vdekjen e shtetasve të shtetit dërgues, është i obliguar të informojë konsullin e shtetit dërgues pa asnjë vonesë. Por ekzistojnë dëshmi të cilat shfaqin kontradikta në këtë drejtim, sepse qeveria saudite nuk ka qenë asnjëherë transparente me informacionet në lidhje me numrin e saktë të viktimave si dhe për të zhdukurit. Associated Press në lidhje me numrin e të vdekurve në tragjedinë e Minas ka njoftuar se sipas statistikave zyrtare të dhëna nga Arabia Saudite, nga 18 vende, duke përfshirë Egjiptin me 148 të vrarë, Indonezinë 120, Nigerinë 99 dhe Pakistani, India, Mali, Bangladeshi dhe Senegali me nga 60-80 të vrarë. Autoritet e Arabisë Saudite disa ditë pas tragjedisë në Mina, kanë njoftuar për 769 persona të vdekur, 934 të plagosur , ndërsa deri më tani 399 viktima janë nga Irani dhe 65 pelegrinë iranianë janë konsiderohen të zhdukur.  

Sipas nenit 37 të Konventës së Vjenës të vitit 1963, për të gjitha format e paraburgimit, burgimit ose ndalimit të shtetasve të shtetit dërgues, duhet që pa vonesë autoriteti saudit të informojë konsullin e shtetit dërgues, mirëpo një veprim i tillë nuk ka ndodhur në rastin e fundit nga ana  Arabisë Saudite dhe kjo çështje duhet të ndiqet në aspektin ligjor.

Kazem Garib Abadi, nënkryetar për çështje ndërkombëtare i Këshillit për të drejtat e njeriut të gjyqësorit iranian, ka thënë se tragjedia e Minas duhet të hetohet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Arabia Saudite në të dyja fushat ka shkelur detyrimet e saj. Sipas tij, në nenin 2 të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të vitit 1990, shenjtëria e trupit të njeriut duhet të ruhet dhe nuk është e lejuar mosprektimi i tij. Z. Abadi tha se e drejta për jetë, e drejta për qasje në kujdesin mjekësor dhe të ujit të pijshëm, respekti dhe dinjiteti njerëzor janë pjesë të së drejtës ndërkombëtare që në rast të shkeljes së tyre do të pasojë ndëshkimi.

Sipas ekspertëve juridikë, ndjekja e tragjedisë së hidhur të ndodhur në Mina është e mundur në aspektin ligjor. Njëra ndër mënyrat për ndjekjen e kësaj çështje në një proces gjyqësor është Arabia Saudite dhe Irani. Pra, konsullata iraniane në Xheda ka mundësi të ndihmojë familjet e viktimave për të ndjekur këtë çështje në gjykatën saudite. Në të njëjtën kohë, edhe gjykatat e Iranit janë kompetente për t'u marrë me këtë situatë. Sipas nenit 290 të Kodit të Procedurës Penale, Prokurori i Përgjithshëm është i detyruar që të mbikëqyrë dhe ndjekë krimet ndaj pronës, interesave kombëtare dhe dëmtimet e së drejtës publike nga ndonjë shkelje e brendshme, e huaj dhe ndërkombëtare. Në këtë aspekt, në Gjykatën penale në Teheran është krijuar një degë e posaçme për regjistrimin e ankesave dhe dokumentacioneve në lidhje me tragjedinë e Minas. Opsione tjera për të ndjekur penalisht këtë çështje janë edhe krijimi i një komisioni të pavarur faktmbledhës, ose nga ana e Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut.

Në tragjedinë e Minas kanë humbur jetën rreth 5000 persona dhe qeveria saudite duhet të mbahet përgjegjëse për këtë ngjarje dhe duhet të trajtojë seriozisht shkaqet e saj. Nëse vërtetohet se ngjarja tragjike e Minas ka ndodhur me qëllim, atëherë qeveria saudite mi bazën e imunitetit ndërkombëtar do të jetë përgjegjëse për shkeljen e rregullave ndërkombëtare për paaftësinë e mbrojtjes dhe sigurimit të jetës së pelegrinëve.

Ngjarja e Minas ka shkaktuar kritika të ashpra kundër zyrtarëve sauditë. Këto kritika kanë për qëllim t’i sugjerojnë autoriteteve saudite që duhet ta kuptojnë paaftësinë e tyre për menaxhimin e Haxhit dhe është e domosdoshme që të mbahet një takim ndërkombëtare për të shqyrtuar këto probleme serioze në administrimin e ceremonisë së Haxhit nga ana e Arabisë Saudite. Për këtë arsye, një numër i vendeve islamike kanë bërë thirrje për një rishikim të menaxhimit të çështjeve të Haxhit.

Megjithatë, tragjedia në Mina mund të ndiqet në shumë mënyra. Mirëpo mekanizmat ligjorë janë opsioni me i arsyeshëm për të hequr paqartësitë në këtë drejtim, pavarësisht problemeve politike, duhet të mbrohen viktimat e kësaj katastrofe.

 

 

Tags