Analizimi i përmasave të tragjedisë në Mina
(last modified Mon, 05 Sep 2016 14:36:07 GMT )
Shtator 05, 2016 16:36 Europe/Tirane
  • Analizimi i përmasave të tragjedisë në Mina

Kanë kaluar mbi 40 ditë nga tragjedia e dhimbshme në Mina dhe ende nuk dihet fati i shumë prej pelegrinëve. Në këtë tragjedi humane mbi 7 mijë vizitorë të Shtëpisë së Zotit humbën jetën në kushtet me të tmerrshme.

Megjithatë ajo që bën më shumë përshtypje është heshtja dhe neglizhenca e atyre që janë përgjegjës për organizimin e ceremonisë së haxhit. Funksionarët e Arabisë Saudite për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë u bënë shkak për tragjedinë e dhimbshme në Mina, por nuk kanë pranuar kurrfarë përgjegjësie për këtë tragjedi. Nga aspekti i numrit të viktimave, në Mina humbën jetën mbi 7 mijë njerëz dhe kjo shifër është e afërt me masakrën e kryer nga serbët në Srebrenicë ku u masakruan mbi 8 mijë muslimanë dhe që u quajt masakra më e madhe në Europë pas luftës së dytë botërore. Por si është e mundur kjo neglizhencë dhe kjo heshtje mbi tragjedinë në Mina?

Padyshim,  paaftësia dhe keqadministrimi i qeverisë saudite janë shkaktarë kryesor për tragjedinë e hidhur të haxhinjve në Mina të Arabisë Saudite. Në lidhje me fatkeqësinë e Minas ekzistojnë diskutime, pyetje dhe pasiguri të mëdha, duke përfshirë edhe atë se çfarë përgjegjësie mban qeveria saudite për viktimat e kësaj fatkeqësie dhe ndjekja e kësaj tragjedie nëpërmjet kanaleve juridike. Tragjedia e hidhur e Minas mund të shikohet në dy aspekte. E para, kjo ngjarje duhet të trajtohet si një ngjarje që ka kaluar dhe siç thonë disa zyrtarë sauditë ishte pjesë e fatit apo dëshirë e Zotit, në aspektin logjik në të ardhmen të mos përsëritet kjo papërgjegjshmëri dhe paaftësi dhe të parandalohet shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje. Lëndimi i ndjenjave te miliona myslimanëve gjatë haxhit të këtij viti, është më i madh se llogaritjet e pariparueshme materiale. Megjithatë, zyrtarët sauditë janë ende duke bërë përpjekje për të mbuluar faktet dhe shkaqet e kësaj ngjarje. Studimet fillestare në territorin ku ndodhi tragjedia në Mina ku si pasojë humbën jetën mijëra pelegrinë, njoftuan për bllokimin e rrugës së veçantë për gjuajtjen e gurëve dhe për shkak të presionit të turmës, ndodhi përplasja mes pelegrinëve. Duke pasur parasysh se ceremonia e haxhit këtë vit është shoqëruar me ngjarje të këtilla, incidenti në Mina duhet të hetohet në mënyrë të saktë dhe të përcaktohen përgjegjësitë e zyrtarëve dhe qeverisë saudite në këtë tragjedi dhe kjo fatkeqësi nuk duhet të justifikohet vetëm duke iu dorëzuar fatit.

Vetëm RII e bëri përgjegjëse qeverinë saudite për sigurinë dhe ruajtjen e jetës së pelegrinëve në xhaminë e shenjtë Haram dhe ka theksuar se qeveria e Arabisë Saudite duhet të përgjigjet për pasojat e neglizhencës dhe pakujdesisë së saj në këtë ngjarje tragjike. RII është e vendosur që të mos qëndrojë indiferente ndaj kësaj tragjedie dhe do të ndjekë seriozisht këtë çështje në mënyrë diplomatike. Dhënia e vizave për Haxh ka qëllimin e mbrojtjes së barabartë të individëve dhe sipas sistemit juridik të Arabisë Saudite, qeveria e këtij vendi është përgjegjëse për respektimin e këtij parimi dhe padyshim se zyrtarët sauditë duhet të merren me këtë fatkeqësi. Neni 4 i Kartës së OKI në këtë drejtim përcakton masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së njerëzve gjatë ceremonisë në Haxhit në Mekë dhe Medinë dhe Arabia Saudite duhet seriozisht të ndjek të njëjtin paragraf i cili thekson mbi përgjegjësinë e saj. përgjegjësia e Arabisë saudite me këtë rast është krejtësisht e qartë, sepse vendi duhet të jetë i gatshëm për mbarëvajtjen e ceremonive gjatë Haxhit, në përputhje me kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe me këtë rast të ofrojë të gjitha shërbimet për pelegrinët dhe te marrë të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e ritualit të Haxhit në vendet e shenjta. Tragjedia e Minas duhet të hetohet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Arabia Saudite në të dyja fushat ka shkelur detyrimet e saj. Sipas nenit 2 të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut të vitit 1990, shenjtëria e trupit të njeriut duhet të ruhet dhe nuk është e lejuar mosrespektimi i tij. E drejta për jetë, e drejta për qasje në kujdesin mjekësor dhe të ujit të pijshëm, respekti dhe dinjiteti njerëzor janë pjesë të së drejtës ndërkombëtare që në rast të shkeljes së tyre do të pasojë ndëshkimi. Në tragjedinë e Minas u shkelën të gjitha këto të drejta.

Sipas ekspertëve juridikë, ndjekja e tragjedisë së hidhur të ndodhur në Mina është e mundur në aspektin ligjor. Njëra ndër mënyrat për ndjekjen e kësaj çështje në një proces gjyqësor është Arabia Saudite dhe Irani. Pra, konsullata iraniane në Xheda ka mundësi të ndihmojë familjet e viktimave për të ndjekur këtë çështje në gjykatën saudite. Në të njëjtën kohë, edhe gjykatat e Iranit janë kompetente për t'u marrë me këtë situatë. Sipas nenit 290 të Kodit të Procedurës Penale, Prokurori i Përgjithshëm është i detyruar që të mbikëqyrë dhe ndjekë krimet ndaj pronës, interesave kombëtare dhe dëmtimet e së drejtës publike nga ndonjë shkelje e brendshme, e huaj dhe ndërkombëtare. Në këtë aspekt, në Gjykatën penale në Teheran është krijuar një degë e posaçme për regjistrimin e ankesave dhe dokumentacioneve në lidhje me tragjedinë e Minas. Opsione tjera për të ndjekur penalisht këtë çështje janë edhe krijimi i një komisioni të pavarur faktmbledhës, ose nga ana e Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut. Në tragjedinë e Minas kanë humbur jetën rreth 7000 persona dhe qeveria saudite duhet të mbahet përgjegjëse për këtë ngjarje dhe duhet të trajtojë seriozisht shkaqet e saj. Nëse vërtetohet se ngjarja tragjike e Minas ka ndodhur me qëllim, atëherë qeveria saudite mi bazën e imunitetit ndërkombëtar do të jetë përgjegjëse për shkeljen e rregullave ndërkombëtare për paaftësinë e mbrojtjes dhe sigurimit të jetës së pelegrinëve. Ngjarja e Minas ka shkaktuar kritika të ashpra kundër zyrtarëve sauditë. Këto kritika kanë për qëllim t’i sugjerojnë autoriteteve saudite që duhet ta kuptojnë paaftësinë e tyre për menaxhimin e Haxhit dhe është e domosdoshme që të mbahet një takim ndërkombëtare për të shqyrtuar këto probleme serioze në administrimin e ceremonisë së Haxhit nga ana e Arabisë Saudite. Për këtë arsye, një numër i vendeve islamike kanë bërë thirrje për një rishikim të menaxhimit të çështjeve të Haxhit. Megjithatë, tragjedia në Mina mund të ndiqet në shumë mënyra. Mirëpo mekanizmat ligjorë janë opsioni me i arsyeshëm për të hequr paqartësitë në këtë drejtim, pavarësisht problemeve politike, duhet të mbrohen viktimat e kësaj katastrofe.

Edhe pse autoritetet saudite tragjedinë e Minas e lidhen me përcaktimin hyjnor dhe me mënyrën e lëvizjes së haxhinjve, mirëpo shkarkimi i disa funksionarëve saudite nga mbreti Selman, si dhe pohimi i mbretit saudit për nevojën e përmirësimit të administrimit të çështjeve të Haxhit, tregojnë këtë se Arabia Saudite ka pranuar paaftësinë dhe administrimin e dobët rreth çështjeve të organizimit dhe administrimit të Haxhit, ndërsa pretendimet se autoritetet saudite janë të pafajshme në tragjedinë e Minas, janë vetëm ushqim medial për mashtrimin e opinionit publik. Regjimi i Arabisë Saudite më shumë se të gjithë ka bërë përpjekje që tragjedinë e Minas të paraqesë si një ngjarje të zakonshme e cila ka ndodhur si rezultat i grumbullimit të një numri të madh të haxhinjve. Sidoqoftë, Republika Islamike e Iranit në mënyrë serioze po ndjek çështjen e të drejtave të viktimave të tragjedisë së Minas. Për të ndjekur çështjen e të drejtave të haxhinjve që humbën jetën në tragjedinë e hidhur të Minas është formuar një komitet me ekspertë të dalluar të të drejtave juridike dhe në bazë të udhëzimeve të Liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ky komitet po ndjek me seriozitetin më të madh çështjen e të drejtave të viktimave të tragjedisë së Minas. Në tragjedinë e hidhur të Minas kanë humbur jetën mbi 7000 haxhinj nga vendet e ndryshme të botës, prandaj kjo tragjedi duhet të shënohet në memorien e qarqeve ndërkombëtare.

Tags