Shqyrtimi i dimensioneve të të drejtave të njeriut në tragjedinë e Minas
(last modified Mon, 05 Sep 2016 14:39:05 GMT )
Shtator 05, 2016 16:39 Europe/Tirane
  • Shqyrtimi i dimensioneve të të drejtave të njeriut në tragjedinë e Minas

Në këtë program do të flasim rreth dimensioneve të tjera të të drejtave të njeriut në tragjedinë e Minas. Dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës për shqyrtimin e dimensioneve të të drejtave të njeriut në tragjedinë e Minas.

Tragjedia e Minas ku humbën jetën rreth 8000, ka lënduar zemrën e të gjithë botës islame. Pas kësaj tragjedia, shumë juristë dhe qytetarë të vendeve islame kanë kërkuar shqyrtim juridik të kësaj çështje dhe pranimin e përgjegjësisë ndërkombëtare nga ana e qeverisë së Arabisë Saudite. Arabia Saudite e cila ka përgjegjësi për mikpritje të haxhinjve në kongresin e madh të Haxhit, duhet të marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve në nivel më të lartë për haxhinjtë në mënyrë që të gjithë vizitorët e Shtëpisë së Zotit t'i kryejnë ritualet fetare në siguri të plotë dhe të kthehen shëndosh në vendet e tyre. Vlen të theksohet se në bazë të ligjeve ndërkombëtare, qeveria e Arabisë Saudite për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj vizitorëve të Shtëpisë së Zotit, mbanë përgjegjësi ndërkombëtare dhe duhet të përgjigjet përpara BN. E drejta e sigurisë dhe e drejta e jetës së vizitorëve të Shtëpisë së Zotit janë prej të drejtave më themelore dhe më parësore të njeriut që janë shkelur në tragjedinë e Minas. Për fat të keq në këtë tragjedi kanë humbur jetën rreth 8000 haxhinjë. Kjo vrasje e gjerë ka ndodhur në kohën kur qeveria e Arabisë Saudite në bazë të ligjeve ndërkombëtare, konsiderohet e obliguar të garantojë sigurinë dhe të drejtat e tjera të vizitorëve të huaj pas lëshimit të vizave për ata. E drejta e shëndetit dhe qasja në përkujdesje shëndetësore, gjithashtu, është një tjetër e drejtë e vizitorëve të Shtëpisë së Zotit që është shkelur gjatë Haxhit të këtij viti. Qeveria e Arabisë Saudite menjëherë duhej të ofronte ndihmë urgjente për haxhinjtë e lënduar në tragjedinë e Minas, mirëpo të pranishmit në vendngjarje dhe dëshmitarët okularë kanë deklaruar se qeveria e Arabisë Saudite ka treguar neglizhencë të madhe ndaj obligimeve të saj humaniste dhe ligjore. Shumë haxhinjë të lënduar dhe të nevojshëm për ndihmë emergjente, kanë humbur jetën për shkak të vapës së madhe, presionit dhe lëndimeve të tjera. Pavarësisht mungesës së eksperiencës dhe aftësisë profesionale të ekipeve emergjente dhe keqadministrimi i krizës, Arabia Saudite nuk ka lejuar ekipet emergjente të vendeve të tjera që të ndërhyjnë për të ndihmuar haxhinjtë. Një prej të drejtave themelore të njeriut është qasja në ujin e pijshëm. Neni 25 i Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut përcakton se çdo person ka të drejtë të sigurojë nivelin e jetesës, shëndetit dhe mirëqenies individuale dhe familjare të tij nga aspekti i ushqimit, banimit dhe përkujdesjes shëndetësore, si dhe të shërbimeve sociale. Dinjiteti njerëzor obligon që njeriu të gëzojë të paktën standardet më themelore për jetesë dhe e drejta për qasje në ujin e pijshëm është përkufizuar si pjesë e të drejtave ekonomike dhe shoqërore të njeriut. Neni 11 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike Shoqërore dhe Kulturore gjithashtu, në mënyrë të qartë ka theksuar në këtë të drejtë të secilit njeri. Sipas dëshmitarëve okularë, shumë haxhinjtë të lënduar në tragjedinë e Minas kanë vdekur për shkak të etjes dhe vapës së madhe dhe mungesës së oksigjenit.

Disa prej të shpëtuarve nga kjo tragjedi tregojnë se ditën kur ndodhi tragjedia ishte një vapë e madhe me temperaturë të lartë në Arabinë Saudite, haxhinjtë e lënduar vuanin në masë të madhe nga vapa. Ata kishin nevojë të madhe për ujë. Etja ishte aq e madhe saqë qielli errësohej tërësisht në sytë e haxhinjve dhe ata humbnin vetëdijen. Kjo tragjedi ka ndodhur në kohën kur forcat e sigurisë dhe ekipet emergjente të Arabisë Saudite shumë lehtë kishin mundësi të ofronin ujë për haxhinjtë e lënduar ose të paktën të spërkasin me ujë haxhinjtë e lënduar. Pranë vendit ku ndodhi tragjedie gjendej edhe një stacion i zjarrfikësve dhe i pajisur me sasi të mëdha të ujit ose helikopteri që pas ndodhjes së tragjedisë fluturonte mbi zonën kishte mundësi shumë lehtë të spërkas me ujë trupat e lënduar të haxhinjve. Mirëpo asnjë prej këtyre veprimeve nuk është kryer në mënyrë që të mënjanohet etja dhe të parandalohet vdekja e haxhinjve nga mungesa e oksigjenit. Vlen të theksohet se obligimi i qeverive ndaj gjeneratës së dytë të të drejtave të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën për qasje në higjienë, shëndetësi dhe ujë të pijshëm, konsiderohet një prej angazhimeve pozitive. Në bazë të kësaj, qeveritë duhet të sigurojnë mundësitë dhe masat e nevojshme për jetësimin e këtyre të drejtave. Nga ana tjetër pirja e ujit është e domosdoshme për jetën e njeriut, prandaj ndalimi i njerëzve nga qasje në ujë dhe etja e madhe shkakton vdekjen. Prandaj, qeveria e Arabisë Saudite duhej të bënte të gjitha përpjekje e saj për të ofruar ujë për personat e lënduar. Shmangia nga çfarëdo sjellje poshtëruese, dënimi çnjerëzor dhe torturimi, konsiderohet gjithashtu një prej të drejtave të njeriut. Asnjë shtet nuk ka të drejtë të torturojë, të dënojë në mënyrë çnjerëzore ose të poshtërojë njeriun. Neni 7 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Qytetare dhe Politike e miratuar në vitin 1966 thotë se askush nuk duhet të torturohet, të poshtërohet ose të dënohet me dënim çnjerëzor. Gjithashtu edhe neni 5 i Deklaratës Botërore dhe neni 20 i Deklaratës Islame për të Drejtat e Njeriut theksojnë se askush nuk mund të torturohet në mënyrë fizike dhe psikike. Sipas nenit 1 të Konventës Ndërkombëtare për ndalimin e torturimit dhe sjelljeve të dhunshme, çnjerëzore ose ofenduese; me fjalën torturë përshkruhet çdo veprim që shkakton vuajtje të papërballueshme fizike dhe psikologjike tek një person... me kushte që këto veprime të kryhen nga funksionarët shtetërorë ose agjentë e tjerët të shtetit. Tani shtrohet kjo pyetje se a nuk është torturë mos dhënia e ujit dhe vendosja e njerëzve në kushte të vështira deri në masë të vdekjes? Sipas dëshmitarëve okularë, gjatë procesit të mbledhjes së trupave nuk kontrolloheshin fare shenjat jetike të personave të lënduar, por ata menjëherë futeshin në kamion me frigoriferë. Disa persona që transferoheshin në kamionë me frigoriferë, akoma kishin shenja të jetës dhe akoma ishin gjallë, por pasi kishin humbur vetëdijen janë konsideruar si të vdekur duke u vendosur mes kufomave. Mbetja e njeriut mes kufomave dhe pritja e vdekjes në kamionë me frigorifer, a nuk konsiderohet torturë dhe kundër dinjitetit njerëzor? Kufizimi i sjelljeve diskriminuese gjithashtu është një e drejtë që duhet të respektojnë shtetet. Pohimet e dëshmitarëve okularë dhe ata që kanë shpëtuar nga tragjedia e Minas, janë tepër tronditëse. Dëshmitarët gjithashtu, pohojnë se disa të lënduar në këtë tragjedie janë lënë ashtu po u ofruar kurrfarë ndihme dhe kur ata protestonin, përballeshin me sjellje ofenduese dhe nënçmuese nga autoritet saudite.

Një prej të drejtave të tjera të njeriut për vizitorëve të Shtëpisë së Zotit, është respektimi i kufomës së njeriut dhe të dinjitetit njerëzor. Në bazë të nenit 2 të Deklaratës së të Drejtave Islame të Njeriut e miratuar në vitin 1990, “kufoma e njeriut duhet respektohet dhe nuk lejohet kurrfarë ofendimi ndaj saj, prandaj mbështetja e kësaj çështje është përgjegjësi e shtetit”. Mirëpo pas vdekjes së haxhinjve, Arabia Saudite nuk ka patur administrim të duhur të çështjeve përkatëse me kufomat dhe trupat e pajetë të haxhinjve kanë mbetur me orë të tëra në vendin ku ndodhi tragjedia në atë mënyrë të grumbulluar njëri-mbi tjetrin në atë vapë të madhe. Kjo periudhë e gjatë kohore u bë shkak të përshpejtohet procesi i prishjes së kufomave. Gjithashtu numri i trupave të pajetë ishte më i madh se sa kapaciteti i murgjve të Mekës, Xhides dhe Taifit. Për këtë arsye një numër i madh i kufomave mbaheshin në kontejner me frigoriferë dhe nuk ekzistonin kushte të përshtatshme për mbajtjen e kufomave. Kjo situatë u bë shkak të ndryshohet edhe pamja fizike e trupave. Sipas nenit 36 të konventës së vitit 1963 të Vjenës mbi marrëdhëniet konsullore, funksionarët konsullorë të qeverisë dërguese dhe shtetasit e shtetit përkatës kanë të drejtë të komunikojnë dhe të kenë qasje tek njëri-tjetri në vendin pranues. Neni 37 i konventës gjithashtu, saktëson se çdo herë kur Shteti pranues posedon informacione në lidhje me vdekjen e shtetasve të shtetit dërgues, menjëherë duhet të informojë zyrat e konsullatës. Pas publikimit të lajmeve për tragjedinë e Minas në rrjetet sociale, shumë familje të haxhinjve natyrisht se ishin brengosur për gjendjen e të afërmeve të tyre. Mirëpo Arabia Saudite ka treguar neglizhencë dhe është vonuar shumë në informimin e shteteve myslimane dhe nuk jepte statistika të sakta në lidhje me haxhinjtë që humbën jetën në tragjedinë e Minas. Nga ana tjetër, qeveria saudite ishte e obliguar që sa më shpejt të krijojë mundësitë për transferimin e kufomave në vendet përkatëse. Mirëpo për fat të keq në ditët e para autoritetet saudite nuk kanë bashkëpunuar aspak në këtë drejtim. Dëshmitë dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë tregojnë qartë se autoritetet saudite jo vetëm që nuk kanë marrë kurrfarë masash për parandalimin e kësaj tragjedie, por kanë treguar neglizhencë të madhe edhe në operacionet për reduktimin e numrit të viktimave. Dëshmitarët okularë pohojnë se autoritetet saudite nuk kanë marrë masa efikase për trajtimin urgjentë të personave të lënduar të kësaj tragjedie. Një dëshmitar okular pohon: “Haxhinjtë vdisnin njëri pas tjetrit, mirëpo autoritetet saudite nuk tregonin kurrfarë reagimi, ndërkohë që qeveria saudite është e obliguar të krijojë të gjitha mundësitë dhe kushtet e nevojshme për shpëtimin e të lënduarve në ngjarje të tilla duke hapur edhe korridore emergjente sepse aty ekzistonin 10 dalje me korridore emergjente. Të gjitha këto dhjetë korridore emergjente ishin të mbyllura, ndërkohë që me hapjen e këtyre rrugëve do të krijoheshin mundësi më të madh për transferimin e të lënduarve jashtë vendit të ngjarjes dhe për tu dhënë atyre ndihmën e shpejtë. Jashtë këtyre rrugëve qëndronin njerëzit që prisnin të ndihmonin haxhinjtë e lënduar, mirëpo për shkak të veprimit të forcave saudite nuk ndodhi një gjë e tillë dhe deri në fund të tragjedisë nuk u hapën këto korridore emergjente. Kjo është në kohën kur nëse funksionarët sauditë për organizimin e Haxhit do të ndjenin përgjegjësi, atëherë do të krijonin kushtet në mënyrë që haxhinjtë mos të ndjenjë mungesën e oksigjenit. Kjo neglizhencë në operacionet emergjente pas ndodhjes së tragjedisë së Minas tregoi qartë se funksionarët sauditë nuk kanë ndje aspak përgjegjësi për mbrojtjen jetës dhe shëndetin e haxhinjve dhe konsiderohen fajtorë në vrasjen e haxhinjve”.

Në fund nuk duhet lënë papërmendur edhe faktin se autoritetet e Arabisë Saudite kanë treguar një neglizhencë të madhe edhe për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur dhe në identifikimin e kufomave të haxhinjve që humbën jetën në tragjedinë e Minas. Kjo është në kohën kur Arabia Saudite në mënyrë ligjore është e obliguar dhe ka përgjegjësi për sigurimin e jetës së haxhinjve të cilët hyjnë në mënyrë të ligjshëm në territorin e këtij vendi.