Zgjidhen ambasadorët e rinj të Iranit dhe Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26806-zgjidhen_ambasadorët_e_rinj_të_iranit_dhe_anglisë
Ambasadorët e rinj të Iranit dhe Anglisë sot kanë dorëzuar letrat e tyre kredenciale tek ministritë e jashtme të këtyre vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2016 05:21 Europe/Tirane
  • Zgjidhen ambasadorët e rinj të Iranit dhe Anglisë

Ambasadorët e rinj të Iranit dhe Anglisë sot kanë dorëzuar letrat e tyre kredenciale tek ministritë e jashtme të këtyre vendeve.

Hamid Baidinezhad është ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në Angli dhe Nikolas Hapton është ambasadori i ri i Anglisë në Teheran. Ditën e hënë të dy ambasadorët kanë dorëzuar letrat e tyre kredenciale për ministrinë e jashtme të Iranit dhe të Anglisë. Me këtë rast ambasadorët e të dy vendeve kanë zhvilluar takime me ministrat e jashtme të rianti dhe Anglisë. Një prej funksionarëve të ministrisë së jashtme të Iranit pasi dha këtë lajm deklaroi: Për mëse një vit ambasadat e Iranit dhe të Anglisë kanë qenë aktive dhe puna e tyre drejtohej nga të ngarkuarit me punë dhe personeli, mirëpo tani me zgjedhjen e ambasadorëve pritet zgjerim i marrëdhënieve mes dy vendeve. Për momentin ngritja e nivelit të marrëdhënieve nuk do të thotë se çështjet mes palëve janë zgjidhur dhe Republika Islamike e Iranit vazhdon të mbajë qëndrimet e saj për çështjet bilaterale.