Irani dënon shpërthimet terroriste në Siri
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme terroriste në provincat Tartus, Homs, Hesake dhe në periferi të Damaskut, sule që kanë çuar në vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra njerëzve të pafajshëm.
Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke shprehur solidaritetin e qeverisë dhe popullit iranian për qeverinë dhe popullin e Sirisë, deklaroi; Veprimet terroriste të kriminelëve takfiristë dhe mbështetësve të tyre vahabistë të cilët kanë si objektiv civilët, dëshmon për disfatën e terroristëve në fushën e luftës dhe për imagjinatat e tyre politike të cilat për çdo ditë e më shumë marrin jetën e civilëve të pafajshëm në Irak, Jemen dhe Siri. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se Bashkësia Ndërkombëtare dhe organet ndërkombëtare duhet të heqin dorë nga indiferenca e tyre ndaj këtyre krimeve dhe fatkeqësive dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre historike, ligjore dhe njerëzore për çrrënjosjen e terrorizmit takfirist.