Irani eksporton 500 mijë fuçi naftë në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26836-irani_eksporton_500_mijë_fuçi_naftë_në_evropë
Drejtori për çështje ndërkombëtare i Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit deklaroi se eksporti ditor i naftës së Iranit në Evropë në muajin shtator 2016, ka arritur në 500 mijë fuçi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 06, 2016 13:20 Europe/Tirane
  • Irani eksporton 500 mijë fuçi naftë në Evropë

Drejtori për çështje ndërkombëtare i Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit deklaroi se eksporti ditor i naftës së Iranit në Evropë në muajin shtator 2016, ka arritur në 500 mijë fuçi.

Agjencia SHANA e lajmeve njoftoi se Mohsen Ghamsari, drejtori për çështje ndërkombëtare të Kompanisë Kombëtar të Naftës së Iranit, ka bërë të ditur gjithashtu se në 40 rafineri të botës përpunohet nafta e papërpunuar e Iranit dhe një pjesë e madhe e këtyre rafinerive ndodhet në Azi, por edhe një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet në Evropë. Ghamsari saktësoi se me lëshimin në funksion të terminalit të ri për eksportin e naftës në afërsi të ishullit Kharag në Gjirin Persik, pritet që deri në fund të vitit 2016, Irani do të jetë i gatshëm për eksportin e naftës së llojit "Karuni Perëndimor". Sasia e prodhimit fillestar të këtij lloji të naftës është 300 mijë fuçi në ditë dhe ky lloj i naftës së papërpunuar do të bëhet shkak për shtimin e eksportit të naftës së Iranit. Irani është i gatshëm për të shtuar prodhimin ditor të naftës së tij deri në 4 milionë fuçi në ditë dhe me kthimin e sasisë së prodhimit të naftës në atë sasi që ishte para sanksioneve, Irani do të jetë i gatshëm për të zhvilluar negociata në lidhje me kuotën e prodhimit. Mohsen Ghamsari, drejtori për çështje ndërkombëtare të Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit, në vazhdim foli edhe për interesimin e rajonit të Kurdistanit të Irakut për eksportin e naftës së këtij rajoni nga ana e Iranit ku tha se kjo kërkesë është shprehur nga autoritetet kurde të këtij rajoni, mirëpo ka nevojë për negociata dhe projekte teknike si ndërtimin e objekteve dhe tubacioneve të reja të naftës.