Serbia dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i26872-serbia_dëshiron_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Kryetari i Bashkisë së Beogradit shprehu dëshirën e Serbisë për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 06, 2016 14:49 Europe/Tirane
  • Serbia dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Kryetari i Bashkisë së Beogradit shprehu dëshirën e Serbisë për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.

Sinisha Mali në prag të vizitës së tij në Teheran tha se qëllimi i kësaj vizite është forcimi i bashkëpunimit mes Bashkive të Teheranit dhe Beogradit, sepse ky bashkëpunim ndikon në thellimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Serbisë. Kryetari i Bashkisë së Beogradit shprehu kënaqësinë për rritjen e madhe të numrit të turistëve iranianë në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë dhe shtoi se vendosja e linjës ajrore Teheran-Beograd do të ndikojë në shtimin e numrit të turistëve iranianë.