Zarif reagon ndaj deklaratës ofenduese të myftiut të Arabisë Saudite
(last modified Wed, 07 Sep 2016 05:55:55 GMT )
Shtator 07, 2016 07:55 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj deklaratës ofenduese të myftiut të Arabisë Saudite

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës ofenduese të myftiut të Arabisë Saudite.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në faqen e tij zyrtare në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të myftiut saudit Abdul’aziz Al Sheik. Me këtë rast shefi i diplomacisë iraniane tha: Në realitet islami i iranianëve dhe i shumicës së myslimanëve në botë, nuk ka ngjashmëri me radikalizmat racistë të cilat propagandohen nga myftinjtë vahabistë dhe themeluesit sauditë të terrorizmit. Abdul’aziz Al Sheik myftiu i madh i Arabisë Saudite ditën e martë pretendoi se iranianët nuk janë myslimanë. Kjo është në kohën kur bindjet dhe mendimet takfiriste të grupit terrorist ISIS, bazohen në fatvatë dhe dekretet e vahabistëve dhe myftinjve të Arabisë Saudite të cilat bien ndesh me islamin e pastër Muhamedan. Të tilla dekrete fetare kanë dëmtuar imazhin e Islamit në botë dhe kanë gjakosur me mijëra myslimanë në Siri, Irak, Jemen dhe vende të tjera islame.  

 

 

Tags