Vriten 10 terroristë në rajonin Sardasht të Iranit
Forcat kufitare të Iranit në afërsi të fshatit Bane va Kholfa në afërsi të qytetit Sardasht për disa orë janë përleshur element anti-revolucionarë.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se përleshjet kanë filluar që nga mesnata dhe kanë vazhduar deri pas mëngjesit. Këta terrorist ishin pjesë e organizatës terroriste të quajtur Partia Demokratike e Kurdistanit të cilët kishin hyrë përsëri brenda territorit të Iranit dhe kishin për qëllim prishjen e sigurisë në rajonin e Kurdistanit të Iranit, mirëpo forcat kufitare të Iranit u treguan vigjilente ndaj këtyre terroristëve. Sipas informacioneve më të fundit të publikuara, gjatë këtyre përleshjeve janë vrarë dhjetë pjesëtarë të këtij grupi terrorist. Vlen të theksohet se gjatë muajve të kaluar forcat kufitare të Iranit kanë shpartalluar dhe të gjitha grupet terroriste që janë munduar të depërtojnë në territorin e Iranit.