Akuzat e përsëritura të ministrit të jashtëm saudit janë të papranueshme
(last modified Thu, 08 Sep 2016 16:53:03 GMT )
Shtator 08, 2016 18:53 Europe/Tirane
  • Akuzat e përsëritura të ministrit të jashtëm saudit janë të papranueshme

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit i cilësoi të papranueshme e të pabaza akuzat e ministrit të jashtëm saudit që e akuzoi Iranin për përkrahje të terrorizmit.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se prej shumë kohësh Arabia Saudite i ka imponuar një agresion të përgjakshëm popullit të Jemenit si dhe popujve të tjerë të rajonit në një kohë që akuzon të tjerët për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje. Kasemi shtoi:'' Akuzat qesharake të një personi të krisur si Adel Al Xhubeir, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, sipas të cilit Irani përkrah terrorizmin dhe Al Kaidën, bëhen në një kohë kur anëtarët e grupeve terroriste dhe mizore si Al Kaida, ISIS, Taliban etj, ose janë shtetas të Arabisë Saudite, ose janë ndikuar nga rryma vehabiste që i ka rrënjët në Arabinë Saudite.'' ''Ky është një realitet i hidhur që tashmë e ka kuptuar i gjithë opinioni publik botëror''-theksoi z. Kasemi duke shtuar:'' Krizat dhe trazirat nga të cilat po vuajnë sot popujt e rajonit janë pasojë e ndërhyrjeve të huaja dhe e këmbënguljes së përkrahësve të ideologjisë së errët të vehabizmit për t'ju imponuar popujve muslimanë idetë dhe mendimet e tyre të errëta që konsistojnë në zhdukjen e çdo gjëje humane.'' Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se lufta në Jemen, tragjedia në Mina dhe përkrahja e terroristëve të njohur në Irak dhe Siri janë dosja e zezë e sundimtarëve sauditë, të cilët për të mbuluar krimet e tyre akuzojnë të tjerët.

 

Tags