Amerika fillon trajnimin ushtarak të separatistëve të Iranit
Kreu i një prej grupeve terroriste dhe separatiste iraniane ka bërë të ditur se ai dhe forcat e tij po marrin trajnime ushtarake nga konsultuesit ushtarakë perëndimorë.
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se Husein Jazdanpenah i cili njihet si lideri i grupit terrorist PEZHAK, në një intervistë me agjencinë Associated Press, ka pohuar se forcat besnike të tij po mësojnë metodat e përdorimit të armëve dhe të lëndëve eksplozive nga konsultuesit amerikanë dhe evropianë. Kreu i grupit terrorist PEZHAK në këtë intervistë ka insistuar se këto trajnime po kryen në Siri dhe me qëllim të luftës kundër grupit terrorist ISIS, mirëpo njëkohësisht me këtë ka pohuar se PEZHAK nuk do të heqë dorë nga sulmet kundër objektivave të caktuara në Iran. Jazdanpenah në lidhje me mënyrën e trajnimit gjithashtu ka thënë se konsultuesit amerikanë në periudhën mars-shtator 2015, në rajonin Kirkuk të Irakut kanë trajnuar forcat e grupit PEZHAK në tre faza të ndara. Autoritetet e larta amerikane të mbrojtjes në reagim ndaj këtij lajmi, kanë thënë se konsultuesit amerikanë po trajnojnë forcat popullore të Irakut vetëm për të luftuar kundër grupit terrorist ISIS dhe këto forca po marrin pajisjet dhe municionin e duhur për betejat që do të ndodhin në një të ardhme të afërt dhe është shumë larg që pajisjet amerikane të përdorën për konflikte të tjera.