Suksesi i sportistëve iranianë në lojërat paraolimpike Rio-2016
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27208-suksesi_i_sportistëve_iranianë_në_lojërat_paraolimpike_rio_2016
Sportistët iranianë kanë arritur suksese në lojërat paraolimpike Rio-2016.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2016 06:00 Europe/Tirane
  • Suksesi i sportistëve iranianë në lojërat paraolimpike Rio-2016

Sportistët iranianë kanë arritur suksese në lojërat paraolimpike Rio-2016.

Në ditën e parë të këtyre lojërave, Saman Pakbaz në hedhjen e gjyles ka fituar medalje argjendi dhe kjo është medalja e parë për karvanin e sportistëve të Republikës Islamike të Iranit. Në këto lojëra Gonzales Lopez nga Spanja fitoi medaljen e artë. Po në ditën e parë të lojërave paraolimpike Rio-2016 ekipi iranian i futbollit me 7 veta fitoi përballë ekipit spanjoll me rezultatin 3 me 0 duke kaluar në fazën tjetër. Sot ky ekip do të luajë kundrejt ekipit nga Amerika. Gjithashtu Shahin Izdiar në notin 100 metra është renditur i shtati dhe ka kaluar në finale.