Irani nuk i pranon vendimet e padrejta
Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk e njeh zyrtarisht listën me emrat e personave dhe institucioneve iraniane të sanksionuara nga OKB dhe SHBA.
Ali Taip Nia, ministër i Ekonomisë dhe Financave, duke reaguar ndaj vendimit të Unionit ndërkombëtar të luftës kundër pastrimit të parave (FATF), deklaroi se zbatimi i sanksioneve të OKB brenda Iranit kundër personave dhe institucioneve financiare e bankare të vendit nuk ka legjitimitet dhe është krejtësisht i papranueshëm. Ai shtoi se në marrëveshjen bërthamore nuk ekziston ndonjë klauzolë që e obligon Iranin të mos u ofrojë shërbime financiare dhe bankare personave dhe institucioneve të sanksionuara nga OKB dhe kjo çështje është jashtë kompetencave të qeverisë iraniane.