Irani reagon ndaj deklaratës së këshillit të ministrave të Ligës Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27265-irani_reagon_ndaj_deklaratës_së_këshillit_të_ministrave_të_ligës_arabe
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaratën e fundit të këshillit të ministrave të Ligës Arabe kundër Iranit e cilësoi ''të njëanshme'', ''joreale'' dhe ''në shërbim të regjimit të Arabisë Saudite''.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2016 15:41 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratës së këshillit të ministrave të Ligës Arabe

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaratën e fundit të këshillit të ministrave të Ligës Arabe kundër Iranit e cilësoi ''të njëanshme'', ''joreale'' dhe ''në shërbim të regjimit të Arabisë Saudite''.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se këshilla e mirë e Iranit për këtë këshill është të veprojë me dashamirësi, të thotë të vërtetën dhe të hapë sytë përballë realiteteve. ''Nëse këshilli i ministrave i Ligës Arabe është i sinqertë në dëshirën për të ndihmuar në bashkëjetesën paqësore mes vendeve të rajonit dhe nëse vërtet dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore, duhet t'i kërkojë Arabisë Saudite të ndalë vrasjen dhe shtypjen e popujve në Siri, Irak, Jemen dhe Bahrejn si dhe t'i japë fund përkrahjes për grupet terroriste që po përgjakin popujt e rajonit''- deklaroi z. Behram Kasemi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në vazhdim shtoi:'' Pritja legjitime e familjeve të viktimave  të tragjedisë së vitit të kaluar në Mina është vetëm zbulimi i të vërtetës dhe dhënia llogari e Arabisë Saudite për këtë tragjedi dhe për tragjeditë që kanë ndodhur çdo vit gjatë ceremonisë së Haxhit.'' Këshilli i ministrave i LA reagoi ndaj deklaratave të Liderit suprem të RII Ajetollah Khameneit dhe theksoi se këto deklarata nuk përputhen me përpjekjet e bëra nga Arabia Saudite për Islamin dhe muslimanët. Lideri suprem i RII kritikoi pushtetarët sauditë për neglizhencë dhe paaftësi të theksuar në menaxhimin e ceremonisë së Haxhit dhe u bëri thirrje vendeve islame të mendojnë një zgjidhje politike për menaxhimin e Mekës dhe Medines.