Industria bërthamore, simbol i bashkëpunimit strategjik Iran-Rusi
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se industria bërthamore është kthyer në simbol të bashkëpunimit strategjik Iran-Rusi.
Ali Akbar Salehi duke folur në një konferencë shtypi me rastin e fillimit të punës për ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Bushehr në jug të Iranit, deklaroi se funksionarët iranianë synojnë zgjerimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e botës e në veçanti me Rusinë. Ai shtoi se tashmë janë krijuar kushtet që Irani të shfrytëzojnë avantazhet e mëdha të energjisë paqësore bërthamore dhe me ndërtimin e dy centraleve të reja atomike, Irani do të kursejë 22 milionë fuçi naftë në vit dhe do të mbrohet më mirë ambienti pasi do të evitohet çlirimi në hapësirë i 14 milionë tonë lëndëve ndotëse. Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit tha se Irani dhe Rusia do të bashkëpunojnë edhe në prodhimin e radioizotopeve që kanë përdorim të gjerë në mjekësi, industri dhe bujqësi.