Larixhani uron kryeparlamentarët e vendeve islamike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27511-larixhani_uron_kryeparlamentarët_e_vendeve_islamike
Kryetari i Parlamentit të Iranit theksoi se forcimi i miqësisë dhe vëllazërisë mes vendeve islamike, në bazë të fesë islame  është prioriteti kryesor dhe rruga e vetme për tu përballur me problemet dhe vështirësitë aktuale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 11, 2016 19:19 Europe/Tirane
  • Larixhani uron kryeparlamentarët e vendeve islamike

Kryetari i Parlamentit të Iranit theksoi se forcimi i miqësisë dhe vëllazërisë mes vendeve islamike, në bazë të fesë islame  është prioriteti kryesor dhe rruga e vetme për tu përballur me problemet dhe vështirësitë aktuale.

Ali Larixhani në një mesazh urimi drejtuar kryeparlamentarëve të vendeve islamike uroi ditën e Kurban Bajramit dhe theksoi:'' Problemet e mprehta të vendeve islame e në veçanti pushtimi i territoreve të Palestinës, i Kodsit të shenjtë dhe konfliktet e ndezura nga terrorizmi takfirist e bëjnë të domosdoshëm forcimin e miqësisë, vëllazërisë dhe bashkëpunimit mes vendeve islame për tu përballur me këto sfida të vështira.