Shkatërrohet një bandë terroriste në Sarvaran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27517-shkatërrohet_një_bandë_terroriste_në_sarvaran
Garda Revolucionare e Iranit (Sepah) bëri të ditur se ka shkatërruar një bandë prej 9 vetësh të grupit terrorist Xhejshul Zolm që varet nga Amerika dhe regjimi Al Saud.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2016 15:29 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një bandë terroriste në Sarvaran

Garda Revolucionare e Iranit (Sepah) bëri të ditur se ka shkatërruar një bandë prej 9 vetësh të grupit terrorist Xhejshul Zolm që varet nga Amerika dhe regjimi Al Saud.

Njësitë e forcave tokësore të Gardës Revolucionare janë përleshur me anëtarët e kësaj bande në rajonin Sarvaran, në provincën Sistan Balucistan në juglindje të Iranit, duke vrarë kreun e kësaj bande si dhe 4 terroristë të tjerë, ndërsa 4 pjesëtarë të bandës janë arrestuar. Gjithashtu mësohet se është konfiskuar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh që u përkisnin terroristëve. Grupi terrorist Xhejul Zolm, që përkrahet nga SHBA dhe Arabia Saudite, kryen shpesh inkursione nga Pakistani në territorin iranian me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Iran.