Irani mirëpret armëpushimin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27520-irani_mirëpret_armëpushimin_në_siri
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Irani e mirëpret marrëveshjen SHBA-Rusi për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe shtoi se i gjithë populli sirian duhet të përfitojë nga ndihmat humanitare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 11, 2016 15:38 Europe/Tirane
  • Irani mirëpret armëpushimin në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Irani e mirëpret marrëveshjen SHBA-Rusi për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe shtoi se i gjithë populli sirian duhet të përfitojë nga ndihmat humanitare.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha se marrëveshja e armëpushimit nuk përfshin grupet terroriste si ISIS, Al Nusra etj, dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të mobilizohet për shkatërrimin përfundimtar të grupeve terroriste dhe ekstremiste në Siri. ''Duke pasur parasysh përvojën e disa muajve të fundit, armëpushimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të respektohet nga të gjitha palët''- deklaroi z. Kasemi duke shtuar se armëpushimi nuk duhet të shërbejë për armatosjen dhe riorganizimin e grupeve terroriste takfiriste. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se RII gjithmonë ka përkrahur ndalimin e luftimeve dhe gjetjen e një zgjidhje politike për krizën e Sirisë.