Ruhani u uron krerëve të vendeve islame festën e Kurban Bajramit
(last modified Mon, 12 Sep 2016 05:22:11 GMT )
Shtator 12, 2016 07:22 Europe/Tirane
  • Ruhani u uron krerëve të vendeve islame festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë vendet islamike.

Agjencia ISNA e lajmeve njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të dielën me rastin e festës së Kurban Bajramit, u ka dërguar mesazhe urimi të ndara krerëve të vendeve islame dhe u ka uruar atyre dhe të gjithë popujve myslimanë këtë festë të madhe islame. Ruhani në këtë mesazh uroi që myslimanët duke shfrytëzuar begatitë shpirtërore dhe shoqërore të festës së Kurban Bajramit, me unitet dhe bashkëpunim më të madh të prezantojnë imazhin e vërtetë të fesë së pastër islame. Në këtë mesazh është theksuar se myslimanët duhet ta forcojnë unitetin e tyre dhe të shkatërrojnë themelet e përçarjes duke forcuar lidhjet vëllazërore mes vete.