Armëpushimi në Siri nuk duhet të keqpërdoret nga terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27559-armëpushimi_në_siri_nuk_duhet_të_keqpërdoret_nga_terroristët
Kryetari i qendrës për studime strategjike në Asamblenë e Përcaktimi të Interesave të Shtetit në Iran, ka thënë se armëpushimi në Siri nuk duhet të përdoret si mjet për të forcuar terroristët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 12, 2016 03:19 Europe/Tirane
  • Armëpushimi në Siri nuk duhet të keqpërdoret nga terroristët

Kryetari i qendrës për studime strategjike në Asamblenë e Përcaktimi të Interesave të Shtetit në Iran, ka thënë se armëpushimi në Siri nuk duhet të përdoret si mjet për të forcuar terroristët.

Ali Akbar Velajeti, kryetari i qendrës për studime strategjike në Asamblenë e Përcaktimi të Interesave të Shtetit në Iran pas takimit me Xhavid Mabasher Akbar ministër konsulent për çështjet e jashtme të Indisë, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, ka thënë se armëpushimi në Siri mund të jetë i dobishëm vetëm në kohën kur të gjitha palët të arrijnë një akord të përbashkët dhe shtoi se në rast se armëpushimi përdoret si mjet për forcimin e terroristëve me padyshim ky armëpushim nuk do të jetë i dobishëm. Armëpushimi, ndërprerja e luftës, ulja e dëmeve materiale dhe në njerëz, padyshim që mirëpriten nga bota islame mirëpo ato nuk duhen shfrytëzuar nga armiqtë e qeverisë dhe kombit sirian, tha në fjalën e tij Velajeti. Kryetari i qendrës për studime strategjike në Asamblenë e Përcaktimi të Interesave të Shtetit në Iran ndër të tjera shtoi: Armëpushimi në Siri do të jetë i dobishëm në kohën kur ai të pranohet dhe respektohet nga të gjitha palët d.m.th. nga qeveria si pala kryesore dhe nga aleatët e Damaskut si Irani, Hezbullahu dhe vendet e tjera.