Irani dhe Rusia vazhdojnë konsultimet mbi Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27643-irani_dhe_rusia_vazhdojnë_konsultimet_mbi_sirinë
Zv/ministri i Jashtëm i RII mbërriti sot në Moskë ku do të diskutojë me funksionarët rusë mbi marrëveshjen e armëpushimit në Siri dhe mbi përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2016 15:37 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia vazhdojnë konsultimet mbi Sirinë

Zv/ministri i Jashtëm i RII mbërriti sot në Moskë ku do të diskutojë me funksionarët rusë mbi marrëveshjen e armëpushimit në Siri dhe mbi përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës në Siri.

Husein Xhaberi Ansari pasi arriti në Moskë, duke folur për marrëveshjen SHBA-Rusi për armëpushimin në Siri, deklaroi se cdo marrëveshje që ndihmon në ndaljen e luftimeve dhe në zgjidhjen paqësore të krizës në Siri, është e mirëpritur nga Teherani. Duke theksuar se rrugëzgjidhja e krizës siriane duhet të bazohet në tre aspektet humanitare, politike dhe të sigurisë, Xhaberi Ansari shtoi:" Nga njëra anë, kriza në Siri është një cështje e sigurisë, sepse grupet terroriste në këtë vend kanë kërcënuar sigurinë rajonale e ndërkombëtare, prandaj një rrugëzgjidhje që nuk merr parasysh këtë aspekt, nuk do të jetë e suksesshme." Zv/ministri i Jashtëm i RII tha se kriza humanitare në Siri kërkon një zgjidhje urgjente dhe shtoi se RII gjithmonë ka qenë e mendimit se kriza siriane nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake.