Zarif nisët drejt Margaritas së Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27685-zarif_nisët_drejt_margaritas_së_venezuelës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në krye të një delegacioni sot (të martën) u nis drejt ishullit Margarita të Venezuelës për të marrë pjesë në samitin e 17-të të vendeve anëtare të grupit NAM.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2016 08:04 Europe/Tirane
  • Zarif nisët drejt Margaritas së Venezuelës

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në krye të një delegacioni sot (të martën) u nis drejt ishullit Margarita të Venezuelës për të marrë pjesë në samitin e 17-të të vendeve anëtare të grupit NAM.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Sejed Abas Erakçi dhe Maxhit Takhtravançi, dy zv/ministrat e punëve të jashtme të Iranit, e shoqërojnë z. Muhamed Xhavad Zarif në këtë udhëtim. Samiti i 17-të i krerëve të vendeve anëtare të grupit NAM fillon punimet nga sot më 13 shtator dhe do të vazhdojë deri më datën 18 shtator në ishullin Margarita të Venezuelës. Të martën dhe të mërkurën më 13 dhe 14 shtator zhvillohet takimi i ekspertëve të lartë të vendeve të grupit NAM në Venezuelë dhe parashikohet që ministrat e punëve të jashtme të 120 vendeve anëtare të grupit NAM do të mblidhen në një takim ditën e enjte dhe të premte më 15 dhe 16 shtator. Të shtunën dhe të dielën më 17 dhe 18 shtator, gjithashtu do të zhvillohet samiti i 17-të i krerëve të vendeve të grupit NAM në ishullin Margarita të Venezuelës. Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të premten në mëngjes më 16 shtator, do të shkojë në Venezuelë për të marrë pjesë në samitin e krerëve të vendeve të grupit NAM. Presidenti i Iranit si kryesues i vendeve të grupit NAM, do të mbajë fjalimin e parë në këtë takim dhe pastaj do t'i dorëzojë presidentit të Venezuelës kryesinë e radhë së vendeve të grupit NAM.