Gjeneral Dehkan: Të gjitha palët le ta respektojnë qeverinë legjitime të Sirisë
Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë rastin e armëpushimit në Siri si një hap të rëndësishëm për zgjedhjen e krizës në këtë vend.
Gjeneral Husein Dehkan, ministri i mbrojtjes së Sirisë, të martën në lidhje me armëpushimin në Siri dhe shkeljen e këtij armëpushimi në provincat Hama dhe Edlib, tha se armëpushimi në Siri është një çështje e kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në konflikt. Prandaj të gjitha palët duhet të respektojnë qeverinë legjitime të Sirisë dhe kjo është një çështje e rëndësishme se kriza e Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake armëpushimi duhet të shfrytëzohet për të ndihmuar rajonet që po mbahen nën rrethim. Vlen të theksohet se armëpushimi i arritur sipas marrëveshjes mes Rusisë dhe Amerikës ka filluar të zbatohet që nga e hëna për 7 ditë në Siri. Grupet terrorist si ISIS dhe Fronti Nusra bëjnë përjashtim nga ky armëpushim dhe lejohet sulmi kundër pozicioneve të tyre.