Irani paralajmëron seriozisht avionin spiunazh të Amerikës në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27712-irani_paralajmëron_seriozisht_avionin_spiunazh_të_amerikës_në_gjirin_persik
Fox News ka njoftuar për fluturimin e dy avionëve spiunazhi të Amerikës në afërsi të ujërave të Iranit në Gjirin Persik dhe për paralajmërimin seriozisht të forcave ajrore të Republikës Islamike të Iranit se do të godasin këta dy avion.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2016 14:44 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron seriozisht avionin spiunazh të Amerikës në Gjirin Persik

Fox News ka njoftuar për fluturimin e dy avionëve spiunazhi të Amerikës në afërsi të ujërave të Iranit në Gjirin Persik dhe për paralajmërimin seriozisht të forcave ajrore të Republikës Islamike të Iranit se do të godasin këta dy avion.  

Agjencia Mehr e lajmeve njoftoi se në kohën kur ende nuk kanë përfunduar plotësisht tensionet për shkak të hyrjes së marincave amerikane në mënyrë të paligjshme në ujërat e Iranit dhe nuk janë shuar ende tensionet për shkak të përballjes së skafeve iraniane me anijet luftarake të Amerikës, Fox Newa raportoi për fluturimin e dy avionëve spiunazh të Amerikës në afërsi të ujërave të Iranit dhe për reagimin e ashpër të Iranit ndaj këtij veprimi. Funksionarët amerikanë të informuar për këtë ngjarje, kanë thënë se në ditët e kaluara Irani ka kërcënuar dy avionët amerikanë me rrëzim të cilët kishin fluturuar afërsi të territorit të këtij vendi. Sipas autoriteteve ushtarake të Amerikës, avioni  për spiunazh Navy P-8 Poseidon me 9 pasagjerë dhe avioni EP-3 Eries me 24 pasagjerë, ishin duke fluturuar 13 milje larg brigjeve të Iranit në afërsi të ngushticës Hormoz dhe Detit Oman kur janë përballuar me paralajmërimin e forcave iraniane. Sipas ligjeve ndërkombëtare, bregdeti iranian ashtu si bregdeti i të gjitha vendeve të botës, vazhdon deri në 12 km. Sipas autoriteteve amerikane, avionët për spiunazh të Amerikës nuk kanë përfillur paralajmërimin e forcave iraniane dhe kanë vazhduar fluturimin e tyre, derisa këto të fundit kanë dhënë paralajmërime serioze se do t'i godasin këta avionë amerikanë.. Një funksionar amerikan ka thënë se qëllimi i fluturimit të këtyre avionëve ishte provimi i forcave iraniane.