Pse u zgjodh Shqipëria si strehë për terroristët e grupit Munafekin?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27757-pse_u_zgjodh_shqipëria_si_strehë_për_terroristët_e_grupit_munafekin
Anëtarët e grupit terrorist Munafekin (MKO) u transferuan nga kampi Liberty në Bagdad për në Shqipëri, por cila ishte arsyeja që Shqipëria u zgjodh si strehë për terroristët e grupit Munafekin?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 13, 2016 21:46 Europe/Tirane
  • Pse u zgjodh Shqipëria si strehë për terroristët e grupit Munafekin?

Anëtarët e grupit terrorist Munafekin (MKO) u transferuan nga kampi Liberty në Bagdad për në Shqipëri, por cila ishte arsyeja që Shqipëria u zgjodh si strehë për terroristët e grupit Munafekin?

Që nga fillimi i vitit 2016, rreth 2000 terroristë të grupit Munafekin u larguan nga Iraku për në Shqipëri. Megjithëse pretendohet se të gjithë anëtarët e grupit terrorist Munafekin janë larguar nga territori i Irakut, sipas një raporti të kanalit televiziv Al Alam, 600 pjesëtarë të këtij grupi ndodhen akualisht në kampin amerikan Kruper në Irak. Sipas planit, ishte parashikuar që transferimi i terroristëve munafekin nga Iraku të zgjaste vetëm disa muaj, por sipas ambasadorit të Iranit në Bagdad, presionet e amerikanëve u bënë shkak që ky proces të zgjasë 4 vite. Duket se një nga arsyet e zgjatjes së procesit të largimit të anëtarëve të grupit terrorist Munafekin nga Iraku, ishte qëllimi i Amerikës për ta përdorur këtë grup si mjet presioni ndaj Teheranit gjatë procesit të negociatave bërthamore me Iranin. Përvec krimeve të shumta kundër qeverisë dhe popullit iranian, grupi terrorist Munafekin ka bashkëpunuar me regjimin e Sadamit në shtypjen dhe masakrimin e shiitëve dhe kurdëve të Irakut. Si rrjedhim, pas pushtimit të Irakut nga SHBA, funksionarët irakianë vazhdimisht kanë kërkuar largimin e këtij grupi terrorist nga Iraku. Forcat popullore irakiane disa herë kanë sulmuar bazën e mëparshme të terroristëve (Ashraf) dhe kjo bëri që ata të transferon nga baza Ashraf, në kampin amerikan Liberty. Por shtrohet pyetja, pse u zgjodh Shqipëria për strehimin e anëtarëve të grupit terrorist Munafekin?

1-Kryesia e grupit terrorist Munafekin gjatë bisedimeve të SHBA dhe OKB me vendet e tjera, u përpoq të bindte ndonjë vend fqinj të Iranit për strehimin e anëtarëve të këtij grupi me qëllim që sic thonë ata, të ruanin presionin ndaj Iranit. U fol për strehimin e terroristëve në Republikën e Azerbajxhanit apo në Jordani, por këto vende nuk pranuan. Kundërshtimi i vendeve fqinje të Iranit ishte i kuptueshëm, sepse strehimi i këtij grupi terrorist do të dëmtonte marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit.

2-Një nga propozimet mbi të ardhmen e anëtarëve të grupit terrorist Munafekin ishte ndarja e tyre në disa grupe dhe strehimi në vende të ndryshme. Ky propozim u kundërshtua nga kryetarja Merjem Raxhavi dhe nga disa vende perëndimore. Padyshim, shpërndarja e anëtarëve të grupit terrorist Munafekin nëpër vende të ndryshme do të ishte plumbi i fundit mbi trupin e sakatosur të kësaj organizate terroriste dhe këtë nuk e donin as krerët e kësaj organizate dhe as përkrahësit e tyre. Sipas krerëve të grupit terrorist Munafekin, prania e të gjithë anëtarëve në një vend do të ruante forcën e këti grupi dhe do të evitonte shpërbërjen e tij. SHBA dhe vendet europiane u përpoqën për strehimin e të gjithë anëtarëve të grupit Munafekin në një vend të vetëm me qëllim ruajtjen e kompaktësisë së kësaj organizate terroriste.

3-Heqja e  grupit terrorist Munafekin nga lista e grupeve terroriste Nga SHBA dhe BE, përkrahja e disa anëtarëve të Kongresit amerikan për munafekinët, lidhjet e tyre me përkrahësit europianë dhe financimi i tyre nga shtetet perëndimore flasin qartë se shtetet perëndimore dhe grupi terrorist Munafekin kanë plane bashkëpunimi. Perëndimorët me në krye SHBA, synojnë t'a shfrytëzojnë  grupin terrorist Munafekin për programe spiunazhi e sabotazhi dhe si mjet presioni ndaj Iranit. Shqipëria u zgjodh sepse nuk është vend anëtar i BE dhe nuk është e obliguar të zbatojë ligjet e këtij unioni, prandaj dislokimi i anëtarëve të grupit terrorist Munafekin dhe veprimet e tyre cnjerëzore e anti-demokratike nuk përbëjnë ndonjë përgjegjësi për BE-në.

4-Para disa vitesh, grupi terrorist Munafekin ndodhej në listën e zezë të grupeve terroriste të BE dhe të SHBA, por fillimisht BE dhe më pas Amerika e hoqën emrin e këtij grupi nga lista e grupeve terroriste. Heqja e emrin të grupit terrorist Munafekin nga lista e grupeve terroriste nuk e ndryshon karakterin terrorist të këtij grupi, prandaj vendet perëndimore për shpëtuar nga kërcënimet eventuale të këtij grupi, zgjodhën Shqipërinë për strehimin e terroristëve. Ata i premtuan Shqipërisë ndihma ekonomike dhe anëtarësim në BE. Gabohemi nëse mendojmë se Amerika dhe BE me heqjen e emrit të këtij grupi nga lista e grupeve terroriste, nuk e konsiderojnë atë si një grup terrorist. Qëndrimi i tyre ndaj grupit Munafekin dëshmon qartë se Amerika dhe BE vazhdojnë t'a konsiderojnë atë një grup terrorist, por dëshirojnë t'a shfrytëzojnë për interesat e tyre dhe si mjet presioni ndaj Iranit. Krerët e grupit terrorist Munafekin, me transferimin e plotë të anëtarëve të këtij grupi në Shqipëri, janë bashkuar me elementët e tyre. Për këtë dëshmon fakti që anëtarët e këtij grupi  kërkuan ngritjen e një selie tjetër përkrah selisë kryesore të tyre në Tiranë. Ata kanë ndërtuar selinë e quajtur "Mozhgan" përbri selisë "Tirana" dhe në këtë seli të re do të strehohen nën masa tepër të rrepta sigurie krerët e grupit terrorist Munafekin.

5-Shqipëria që për afro 5 dekada ka qenë një shtet i izoluar komunist, ka probleme të theksuara sociale, ekonomike dhe infrastrukturore dhe si rrjedhim ka nevojë për ndihma ekonomike dhe për anëtarësim të shpejtë në BE për të përfituar nga aspektet ekonomike të anëtarësimit eventual në këtë union. Në fund duhet thënë se burime nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk kanë pranuar të publikojnë numrin e saktë të anëtarëve të grupit terrorist Munafekin të strehuar në Shqipëri, por sipas radios Zëri i Amerikës, në Shqipëri janë strehuar mbi 3000 pjesëtarë të grupit terrorist Munafekin.