Italia vlerëson kontributin e Iranit në përballje me terrorizmin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27760-italia_vlerëson_kontributin_e_iranit_në_përballje_me_terrorizmin
Kryetari i Senatit të Italisë ka vlerësuar kontributin dhe përpjekjet e Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2016 02:30 Europe/Tirane
  • Italia vlerëson kontributin e Iranit në përballje me terrorizmin

Kryetari i Senatit të Italisë ka vlerësuar kontributin dhe përpjekjet e Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Pietro Grasso, kryetari i Senatit të Italisë, të martën në takim me Muhamed Xhavad Larixhani, sekretarin e shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit i cili në krye të një delegacioni të lartë juridik po qëndron në Romë për të marrë pjesë në raundin e tretë të dialogut dypalësh me gjykatësit e Italisë, theksoi: "Italia ka një respekt të veçantë ndaj Iranit dhe është e interesuar në masë të madhe për forcimin sa më shumë të marrëdhënieve të saj me Iranin në të gjitha fushat". Grasso gjithashtu shtoi se terrorizmi për Evropën dhe për botën është një rrezik shumë serioz që kërkon vëmendje të madhe dhe theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit në këtë drejtim. Nga ana e tij Muhamed Xhavad Larixhani në këtë takim i quajti historike marrëdhëniet e Iranit me Italinë dhe deklaroi: "Organizimi i raundit të tretë të dialogut për të drejtat e njeriut mes dy vendeve tregon bashkëpunimin e mirë dypalësh në këtë fushë.