Irani fiton medaljen e katërt të artë në lojërat para olimpike
Sportisti iranian i qitjes me hark në fazën finale të konkurrencës së qitjes me hark në lojërat para olimpike 2016 në Rio de Janeiro, fitoi përballë rivalit të tij nga Tailanda dhe fitoi medaljen e artë.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Gholamreza Rahimi të martën në fazën finale të konkurrencës së qitjes me hark në lojërat para olimpike 2016 në Brazil, u paraqit përballë rivalit të tij nga Tajlanda dhe fitoi me rezultatin 7-3 dhe u shpallë fitues i kësaj konkurrence. Para kësaj ndeshje, Ibrahim Ranxhbar, sportisti tjetër iranian në qitje me hark u paraqit përballë rivalit të tij nga Brazili në konkurrencën për vendin e tretë dhe fitoi me rezultat 7-1 dhe mori medaljen e bronzit. Karvani sportiv para olimpik i Iranit me emrin "Dëshmorët e Minas", deri më tani ka fituar 4 medalje të arta, 5 medalje argjendi dhe dy medalje bronzi dhe radhitet në vendin e 14-të sa i përket marrjes së medaljeve.