Sukseset e bashkëpunimit rajonal të Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i27790-sukseset_e_bashkëpunimit_rajonal_të_iranit_dhe_rusisë
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale efikase dhe stabilizuese mes Teheranit dhe Moskës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 14, 2016 11:00 Europe/Tirane
  • Sukseset e bashkëpunimit rajonal të Iranit dhe Rusisë

Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale efikase dhe stabilizuese mes Teheranit dhe Moskës.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Sadegh Husein Xhaberi Ansari në takimin e përbashkët me Rashtenikov, kryetari i qendrës për studime strategjike të Rusisë, deklaroi: Rezultatet pozitive të bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë në nivel të rajonit po shfaqen për çdo ditë e më shumë dhe këto marrëdhënie janë duke u zgjeruar në sfera të ndryshme. Xhaberi Ansari periudhën aktuale e quajti si një rast historik për të dy vendet Iranin dhe Rusinë dhe duke vë në dukje pikëpamjen strategjik të Vladimi Putin, presidentit të Rusisë, ndaj zhvillimeve rajonale, tha se në Teheran ekziston vullnet serioz për zgjerimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Moskën. Ekzistojnë shumë sfera për shtimin e bashkëpunimeve bilaterale dhe rajonale mes Rusisë dhe Iranit si dy vende me ndikim në arenën ndërkombëtare. Nga ana e tij, Rashtanikov në këtë takim gjithashtu i vlerësoi lartë bashkëpunimet rajonale Teheran-Moskë dhe tha: "Irani dhe Rusia kanë të përbashkëta të shumta dhe me zgjerimin e bashkëpunimeve mund të krijojnë shumë raste në favor të të dy vendeve dhe popujve të rajonit. Zgjerimi i bashkëpunimeve hulumtuese dhe studimore me palën iraniane në sfera të ndryshme mes dy vendeve dhe në nivel rajonal, është një gjë e kërkuar në të dy vendet. Sipas këtij burimi, Sadegh Husein Xhaberi Ansari në takim me Mikhail Bogdanov, zv/ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, po zhvillon bisedime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Siri, sidomos pas vendosjes së armëpushimit.